Masakër në Siri, vriten 22
fëmijë, sulmi më i përgjakshëm

Masakër në Siri, vriten 22<br />fëmijë, sulmi më i përgjakshëm
DAMASK- Në Siri shënohet një tjetër masakër ku humbën jetën 22 fëmijë. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se, në provincën e Sirisë, Homs janë vrarë 88 persona nga të cilët 22 janë fëmijë të moshave të ndryshme.

Nga mediat e huaja ky është cilësuar si një nga sulmet më të përgjakshme në zonën e Sirisë që nga koha kur amëpushimi filli në muajin prill. Ndërsa, shefi i OKB-së Ban Ki Moon ka thënë se, opozita kontrollon pjesë të konsiderueshme të disa qyteteve në Siri.

Në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit, Bani Ki Moon tha se situata mbetet tejet serioze dhe u bëri thirrje shteteve që të mos përkrahin cilëndo nga palët në
konflikt. Ndërkohë që së paku 20 njerëz të tjerë u vranë nëpër Siri të premten, sipas aktivistëve, pasi dhjetëra mijëra protestues dolën në rrugë pas namazit.

siri masaker Fotot e marra nga një video e publikuar në youtube janë dëshmi e sulmit të përgjakshëm. Në video shihen pamjet e fëmijëve të vrarë. Për shkak se pamjet janë shumë të rënda redaksia vendosi të mos i transmetojë.
(sç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie