Masakra e 15 marsit 2008/ Pinari deklaroi se MEICO s'e caktoi Gërdecin vend e demontimi! Në vendimin e gjykatës të marsit 2012 thuhet u paracaktua nga ai dhe Delijorgji

Masakra e 15 marsit 2008/ Pinari deklaroi se MEICO s'e caktoi Gërdecin vend e demontimi! Në vendimin e gjykatës të marsit 2012 thuhet u paracaktua nga ai dhe Delijorgji

Brenda në sallën e gjyqit ku po gjykohet ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, Ylli Pinari mohoi që MEICO kompania shtetërore e shitjes së municioneve që ai drejtonte në atë kohë të jetë përfshirë në procesin e përcaktimit të Gërdecit si vend demontimi.

“Meico nuk është përfshirë në procesin e përcaktimit të Gërdecit si vend demontimit” mësohet të ketë thënë ai sot në seancë

Por në vendimin e gjykatës së Tiranës dhënë në mars 2012, me të cilin është dënuar dhe vetë Pinari zbulohet se vendi u paracaktua nga vetë Delijorgji dhe Ylli Pinari dhe se emri i Gërdecit. Në kopjen e kontratës përpiluar në gjuhën angleze me nr, 01/07, e lidhur me date 19.04.2007 ndërmjet shoqerise amerikane “S.A.C” dhe ndërmarrjes “MEICO”, është përcaktuar qartë vendi ku do te zhvillohej demontimi, e konkretisht Gerdec – Vore.

 Me 13.04.2007, i pandehuri Shkelzen MADANI me cilesine e drejtorit te Drejtorise se Menaxhimit te Instalimeve dhe Burimeve te ‘-rojtjes, nepermjet te pandehurit Ardian MULLAHI me cilesine e Sekretarit te Pergjithshem, i ka paraqitur Ministrit te Mbrojtjes nje “memo” ne lidhje me pergatitjen e nje projekt-urdheri. Ne praktiken qe shoqeron kete “memo” eshte bashkelidhur nje fotokopje e nje kontrate perpiluar ne gjuhen angleze, me nr, 01/07, e lidhur me date 19.04.2007 (gjashte dite me vone se data e perpilimit te memos), ndermjet shoqerise amerikane “S.A.C” dhe ndermarrjes “MEICO”, perfagesuar perkatesisht nga shtetasi amerikan Patrick HENRY dhe i pandehuri Ylli PINARI. Ne kete kopje kontrate, eshte percaktuar qarte vendi ku do te zhvillohej demontimi, e konkretisht Gerdec – Vore, emer i cili per here te pare eshte pasqyruar ne projekt-urdherin e mesiperm. Pra, formalisht ky eshte momenti kohor kur ne dokumenta percaktohet Gerdeci si vend ku do te zhvillohej demontimi, por realisht ky vend ishte paracaktuar nga te pandehurit Mihal DELIJORGJI dhe Ylli PINARI.

Te dy te pandehurit fillimisht jane perpjekur qe procesi te zhvillohej ne Berzhite, por ne pamundesi per to realizuar kete, paracaktuan Gerdecin, qe ishte nje vend i njohur qe me pare nga dy to pandehurit, per shkak te kontratave te meparshme te realizuara midis MEICO dhe te nje kompanie te huaj, perfaqesues i to ciles ishte i pandehuri Mihal DELIJORGJI. Lidhja e kontrates eshte bere ne nje kohe (gjashte dite me pare), kur ende projekt urdheri nuk ishte kthyer ne urdher” thuhet në vendimin e gjykatës së Tiranës te marsit 2012.

Edhe sa i takon linjës së demontimit ka thënë se Patric ka përcaktuar linjën e demontimit por në vendimin e gjykatës zbulohet se ka qenë Ylli Pinari në fillim të dhjetorit 2006, i ka sugjeruar shtetasit amerikan Patrick HENRY III dosmosdoshmerine e kryerjes se procesit te cmontimit dhe cmilitarizimit te municioneve ne Shqiperi dhe përfshirjen në këtë proces të të pandehurit Mihal Delijorgji.

Ne fillim te dhjetorit 2006, i pandehuri Ylli PINARI i ka sugjeruar shtetasit amerikan Patrick HENRY III dosmosdoshmerine e kryerjes se procesit te cmontimit dhe cmilitarizimit te municioneve ne Shqiperi dhe perfshirjen ne kete proces te te pandehurit Mihal DELIJORGJI. I pandehuri Ylli PINARI e ka orientuar per te realizuar nje takim te drejtperdrejte me shtetasin Fatmir Mediu, ish-Minister i Mbrojtjes, meqenese deri ne ate kohe kerkesat e tij nuk ishin vene ne levizje nga ky i fundit. Ne daten 10.12.2006, i pandehuri Ylli PINARI krijon ne kompjuterin e tij nje “folder” me emrin ALBADEMIL dhe ne te pergatit nje dokument te titulluar “Per Mihalin”, ne permbajtje te te cilit permenden disa vende të mundshme per vendosjen e makinerive te demontimit.

Ne vijim, ne periudhen 18-21 dhjetor 2006, Patrick HENRY III ka ardhur dhe qendruar ne Tirane. Nen ndikimin dhe ndermjetesimin e të pandehurit Ylli PINARI eshte njohur dhe eshte lidhur me te pandehurin Mihal DELIJORGJI, me te cilin ka rene dakord per perqindjet e aksioneve dhe fitimeve ne kete proces, si dhe ka formalizuar krijimin e shoqerise ALBADEMIL sh.p.k, me bashkeortake Mihal DELIJORGJI me 67 % te aksioneve dhe Patrick HENRY III me 33 % te aksioneve" vijon vendimi. 

Gjithashtu se ka përpiluar faksin në gjuhën angleze për Patric Henryn që ai I ka dërguar Fatmir Mediut ku garanton se aktiviteti i shitjes per cmontim dhe cmilitarizim do te kryhej per llogari te te pandehurit shoqeria ALBADEMIL shpk.

Ne daten 27,12.2006, Patrick HENRY nepermjet nje faksi ne gjuhen angleze i ka derguar nje kerkese ish-Ministrit te Mbrojtjes Fatmir MEDIUT. Kete kerkese e ka formuluar dhe pergatitur i pandehuri Ylli PINARI ne emer te shtetasit Patrick HENRY III, nderkohe qe ky i fundit ndodhej ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Drafti i pergatitur nga i pandehuri Ylli PINARI i eshte derguar shtetasit Patrick HENRY III, i cili pasi e ka firmosur ia ka derguar me faks shtetasit Fatmir MEDIU. Me kete kerkese formale te Patrick HENRY III, shtetasi Fatmir MEDIU ka marre garancine se aktiviteti i shitjes per cmontim dhe cmilitarizim do te kryhej per llogari te te pandehurit shoqeria ALBADEMIL shpk. Me marrjen e kerkeses, shtetasi Fatmir MEDIU, ka shfaqur interesim te madh dhe veprimi i tij ka gene i menjehershem, duke filluar nje proces pergatitje me procedura te pershpejtuara, qe synonte realizimin e projektit -te ofruar nga Patrick HENRY III, si perfaqesues i kompanise amerikane SAC int, por qe ne fakt ky projekt do te realizohej nga shoqeria ALBADEMIL shpk' thuhet në vendimin e gjykates se marsit 2012.

 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja