Sipas kësaj gjykate, autoritetet ruse nuk morën masa për të parandaluar pengmarrjen.
Kujtojmë se një komando luftarakësh cecenë morën peng rreth 1000 persona në shkollën Beslan mes tyre edhe shumë fëmijë.
Pas tri ditësh pengmarrje, forcat ruse ndërhynë duke shkaktuar qindra viktima. Ishin familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit të cilët e cuan cështjen në gjykatë
Sipas tyre, zyrtarët rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin, e menaxhuan shumë keq krizën.
Në vendimin e Gjykatës Europiane shkruhet se Rusia kishte informacione të mjaftueshme se një sulm po planifikohej në atë zonë, por nuk veproi.
Gjykata tha se forcat ruse përdorën armë si tanke, granatahedhës dhe flakëhedhëse për të çliruar shkollën, cka solli edhe shumë viktima.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com