​Boko Haram ka vrarë të paktën 86 persona në Nigeri, në një fshat pesë kilometra larg nga Maiduguri. Dëshmitarët thanë se terroristët kanë djegur dhe shoshitur me plumba shumë njerëz në rrugët e Dalorit.

Një njperson, që arriti t'u shpëntonte plumbave duke u fshehur në një pemë, tha se kishte dëgjuar ulërimat e shumë fëmijëve në flakë.

Ekstremistët e Boko Haram kanë hapur zjarr  për orë të tëra në qytet, duke vrarë këdo që kapte rrezja e tyre. Tre femra kamikaze shpërthyen veten në mes të njerëzve, të cilët po tentonin të largoheshin për t'ë shpëtuar.