Masakra e femijëve, bota akuza
Sirisë

Masakra e femijëve, bota akuza<br />Sirisë
SIRI- Masakra në Hula të Sirisë ku humbën jetën mbi 92 persona mes të cilëve 32 fëmijë ka sjellë reagimet ndërkombëtare. Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton dhe përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme në Bashkimin Europian, Catherine Ashton dënuan sulmin duke bërë thirrje që ti jepet fund gjakderdhje. "SHBA dënojnë me forcë masakrën. Ata që e përgatitën atë duhet të identifikohen dhe duhet të japin llogari përpara drejtësisë-deklaroi Klinton. SHBA do të punojnë me komunitetin ndërkombëtarë për të intensifikuar presionin tone mbi Asad, sepse vrasjet duhet të ndalen". Edhe përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme në Bashkimin Europian, Catherine Ashton e tronditur nga lajmi për këtë masakër e ka denuarë me force atë duke bërë përgjegjës regjimin sirian që sipas Ashton përgatiti masakrën kundër popullit të vetë pamvarisht marrveshjes për armëpushim dhe prezencës së vëzhguesve të OKB. Ashton kërkon edhe njëherë dorëheqjen e Bashar Assad. Kërkohet gjithashtu nga qeveria e Damaskut aplikimi i planit të paqes me 6 pika hartuar nga i dërguari special i OKB Kofi Annan . 

Regjimi sirian nga ana e tij ka mohuar cdo përgjegjësi për masakrën në Hula duke ia autribuar ngjarjen grupeve terroriste. "Refuzojmë totalisht çdo përgjegjësi qeverisëse për këtë masakër terroriste që ka goditur qytetarët", deklaroi zëdhënësi i ministrit të punëve të jashtme të Damaskut, Jihad Makdissi, duke shtuar se do të hapet shumë shpejt një hetim që do të hedhë dritë mbi çështjen në pak dite. Ministri ndërkohë ka konfirmuar se të hënën do të jetë në Siri i dërguari special i OKB Kofi Annan. 

Video e masakrës në Hula qarkullon tashmë edhe në YouTube. Në të duken trupat e gjakosur të shumë femijëve të vegjël. Për këtë masakër mediat siriane akuzojnë grupet terroriste të lidhura me Al Qaedën: "Grupet terroriste të Al Qaedes kanë shkaktuar dy tragjedi të tmerrshme në Homs», shkruan agjensia Sana që citon një funksionarë të qeverisë. 

Nderkohe bombardimet e trupave qeveritare kane goditur kete te djele qytet Hama dhe Rastan,ne qender te sirise. Ne Hama ka patur edhe perleshje mes trupeve dhe rebeleve. DIsa shperthime nderkohe jane rregjistruar te djelen en mengjes ne Danmask ku kane mbetur te plagosur disa ushtare te sigurise vendase.


(ob/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë