Ish-shokët e klasë së Nikolas de Jesus Cruz, 19 vjeç, thanë se ia kishin frikën se ai mund të kryente ndonjë masakër të tillë në shkollë, pasi ata bënë të ditur se ai ishte “i çmendur pas armëve”.
Një nxënëse tha se Cruz ishte përjashtuar nga shkolla pas një zënke me të dashurin e ri të ish-të dashurës së tij. Ajo bëri të ditur se ai kishte abuzuar me të dashurën e tij.
Instagrami i Cruz-it është i mbushur me postime ku shpeshherë ai shfaqet me fytyrë të mbuluar dhe me një arsenal të tmerrshëm armësh, si dhe me thirrje kundër Islamit.
Avokati i tij tha se armën e krimit e kishte blerë ligjërisht dhe familja e tij e mbante të kyçur në një dhomë, por ai kishte çelësin.
[gallery]25571[/gallery]
s.k/Shqiptarja.com