Masakra e Gërdecit, Mediu kërkon ripërsëritjen e aktit të ekspertimit të dëmit ekonomiko financiar! Ish-ministri: Ne në gjykatë, qeveria në karrige

Tirane- Në GJKKO vijoi sot (11 shtator) seanca gjyqësore ku i pandehur është ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu i akuzuar për shpërdorim detyre të dyfishtë sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak për shpërthimin e ndodhur në Gërdec, 15 mars 2008 që i mori jetën 26 personave.

Ish-ministri i Mbrojtjes, i kërkoi Gjykatës së Posaçme të ripërsërisë pjesërisht akt ekspertimin e dëmit ekonomiko financiar të çështjes "Gërdeci".

Sipas avokatëve të Mediut, ekspertët nuk kanë marrë parasysh një shkresë të kombinatit mekanik të Poliçanit, të vitit 2007, ku përllogariten kostot e demontimit të munivioneve, duke i konsideruar të dhënat e saj të falsifikuara.

Avokati Henrik Ligori i tha gjykatës se mbi dyshimet për falsifikim janë kallëzuar penalisht tre zyrtarë të kombinatit, por më pas gjykata e Beratit, ajo e Apelit Vlorë dhe Gjykata e Lartë kanë pushuar akuzën ndaj tyre.

Në këto kushte, tha avokati Ligori, të dhënat e shkresës në fjalë kanë qenë të sakta. Në vijim, avokati i kërkoi gjykatës të marrë në cilësinë e provës tre vendimet gjyqësore dhe të urdhërojë kryerjen e një akt-ekspertimi të ri të pjesshëm.

Pas seancës, ish-ministri Mediu ka deklaruar se kemi të bëjmë me një drejtësi politike pasi procesi nuk ka bazë kushtetuese dhe juridike.

“Në qoftë se nuk respektohet Kushtetuta e vendit, në qoftë se nuk repektohet ligji, në qoftë se fillon një proces kur është i parashkruar, në qoftë se gjyqtarët marrin atributet e legjislatorit të shkruajnë ligjet, në vend që të zbatojnë e respektojnë ligjet, besoj padyshim nuk është çështje drejtësie. Kemi një drejtësi politike. Unë dua të them se ky është një proces që nuk ka bazë kushtetuese dhe jurdikie dhe përderisa nuk ka asnjërën nga këto të dyja nuk mund t’i vë emër tjetër”, tha Mediu.

Gjyqi ndaj Fatmir Mediut vijon prej prillit 2023. Sipas SPAK, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, 'SAC' dhe 'Albademil'. Për këtë çështje ai akuzohet për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Kujtese/ Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?
Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një "fabrikë" për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve. Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë, mes tyre edhe Mihal Delijorgjin, president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse. Në shkurt 2013, Gjykata e Apelit reduktoi me 1/3 dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për tre të pandehurit kryesorë të dosjes “Gërdeci”. Vetë Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, që në zgjedhjet e 25 prillit u zgjodh deputet si pjesë e listave të Partisë Demokratike, i ka mohuar vazhdimisht akuzat për përfshirjen e tij në çështjen “Gërdeci”.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zini: 11/09/2024 11:41

    Kapesh me dy cigare ashash hyn në burg,vret 26 njerëz të pa fajshëm shkatërron një fshat të tërë dhe jo që nuk penalizohesh por mbahet deputet...

    Përgjigju
  • Jari N: 11/09/2024 11:21

    Kalbeni në burg këtë Mediun e Eli Fara, ky sahanlëpirës aty në Reç të kalbet Qëni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar