Masakra e karteleve të drogës, i mbijetuari 13 vjeçar shpëton 6 motrat, arrestohet një i dyshuar, Trump dërgon FBI në Meksikë

Autoritetet meksikane kanë gjetur një 13-vjeçar dhe 6 motrat e tij të mbijetuar nga sulmi i djeshëm i karteleve të drogës ku humbën jetën 6 fëmijë dhe tre nënat e tyre.

Devin Langford, kishte fshehur motrat në shkurre, i kishte mbuluar me degë pemësh dhe ka ecur në këmbë për rreth 23 km për të kërkuar ndihmë. Pas tij, njëra nga motrat, McKenzie 9 vjeçe, kishte dalë nga vendi ku fshihej dhe kishte ecur në errësirë për rreth 4 orë, derisa kontaktoi me disa banorë të një fshati.

Nga sulmi i djeshëm ka mbijetuar edhe një foshnjë shtatë muajshe. Nëna e saj e kishte shtrirë atë në dyshemen e njërit prej automjeteve dhe kishte dalë jashtë me duart lartë duke iu lutur agresorëve të ndalnin të shtënat por që më pas prej tyre gjeti vdekjen.

Opinioni publik në Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara është ende i shokuar nga masakra e djeshme në Meksikë ku gjetën vdekjen 6 fëmijë dhe tre nënat e tyre të vrarë nga kartelet e drogës

Masakra e familjes mormone LeBaron ndodhi në rrugën për në Rancho de La Mora, në kufirin midis shteteve meksikane Sonora dhe Chihuahua, dhe ka lënë një shenjë të pashlyeshme te të gjithë.

Presidenti Meksikan Andrés Manuel López Obrador, ka deklaruar ‘luftë të ashpër’ ndaj karteleve të drogës, të cilët kontrollojnë një pjesë të madhe territorit meksikan, ku shpesh nuk guxojnë as të kontrollohen nga policia.

"Ne do ti zhdukim kartelet e drogës nga faqja e dheut"- komentoi presidenti amerikan në një postim në Twitter. "Është koha që Meksika, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, të fillojë luftë kundër karteleve të drogës dhe t'i fshijë ato nga faqja e Tokës".

Presidenti i Meksikës Andrés Manuel López Obrador, pas një telefonate me Donald Trump, kundërshtoi ofertën e Shtëpisë së Bardhë për të dërguar ushtrinë në Meskikë, por pranoi bashkëpunimin me FBI në hetimin e gjarjes makabre me nëntë viktima amerikano- meksikane.

Ndërkohë policia meksikane ka arrestuar një person të dyshuar se ka marrë pjesë në masakrën e djeshme

‘CNN online’, e cila citon autoritetet e vendit, pretendon se identiteti i personit të arrestuar nuk është zbuluar ende, por agjensia ministrore për hetime penale (Amic) ka njoftuar se në kohën e arrestimit, ai kishte me vetvete dy pengje të lidhur. ‘CNN online’, thotë gjithashtu se në kohën e arrestimit ai kishte me vetvete dy pengje të lidhur.I dyshuari kishte disa pushkë dhe një sasi të madhe municionesh, duke përfshirë një numër armësh të kalibrit të madh.

Dje 17 pjestarët e dy familjeve teksa po udhëtonin me tre makina u sulmuan nga bandat e narkotrafinatëve duke vrarë 9 persona, 6 prej të cilëve fëmijë, dy binjak rreth 6 muajsh, katër fëmijë të moshave nga 10 -12 vjeç dhe tre nënat e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive