Masakra e Selenicës/ Psikologia Adelina Pjetra për Report Tv: Këto janë shenjat si të dalloni personat e rrezikshëm

Shëndeti mendor dëmton rëndë dhe treguesi më kokëfortë është masakra e djeshme në Resulaj të Selenicës e cila u krye nga një person i klasifikuar si me çrregullime mendore. Psikologia Adelina Pjetra e ftuar në studion e Report Tv tha se personi që kreu masakrën, Ritvan Zykaj, ka reflektuar sjellje psikopatie çka e bën atë të pandjeshëm përballë të tilla situatave, por me gjakftohtësi të plotë çon deri në fund qëllimin e tij.

Klasifikohet si një ngjarje ekstremiste dhe mjaft e rëndë. Dy aspakete më kanë bërë përshtyje për autorin, vrasja në gjakftohtësi, nuk ka kursyer askënd, nuk ka ndaluar. Nuk ka bërë ndarje, por në mënyrë të ghjakftohtë i ka vrarë familjarët. Nuk ka shprehur pendesë çka e bën me çrregullime personaliteti, psikopatie. Por për këtë duhet një vlerësim i hollësishme nga ekspertët. 

Adelina Pjetra, psikologe

Por si ta kuptojnë një person që vuan nga çrregullime mendore, i cili mund të kthehet në një rrezik për shoqërinë? Pjetra tregon disa tipare dalluese të këtyre tipave. 

Shenjat jepen që herët në jetë. Që para moshës 13-vjeçare shfaqin sjellje antiscociale, vjedhje, bullizëm, zjarrvënie, gënjeshtra. Më pas në moshën e adoleshencës ia mbivendosin këto sjellje moshës, por në realitet fshihet diçka tjetër. Vërtetë adoleshenaca është periudha e krizës së moshës, por sjellin edhe pasoja të rënda. Janë persona që krijojë sherre, debate, janë manipulatorë, gënjejnë duke të parë në sy, s'kanë emocionalitet, s'kanë keqardhje, s'i bën përshtypje lëndimi i dikujt. Janë persona parazitë që nuk preferojnë të punojnë. Çrregullimet janë gjenetike, ambientale, dëmtime në tru ose dëmtime neuorolgjike, ka shumë faktorë. Ai ka pasur një djegie në trup herët në jetën e tij. Është një traumë psikologjike jo vetëm fizike kjo. Sjelljet e tij të kësaj përmase, më bëjnë të mendoj se ka çrregullime të personalitetit, duhet parë nëse i përket psikopatisë. 

Adelina Pjetra, psikologe

Kushtet e motit, kryesisht temperaturat e larta, sipas psikologes, ndikojnë te këta persona. "Kushtet e kohës, motit, temperaturat e larta krijojnë bezdisje, jo rehati. Këta janë më të perkshëm dhe kanë një shkaktarë që i aktivizon menjëherë dhe bëjnë sjellje të rrezikshme"

Megjithatë për minizimin e tragjedive të tilla, ka rol edhe shteti. Në vendin tonë, sipas psikologes Adelina Pjetra, nuk regjistron as edhe një regjistër për personat që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

Shteti duhet të marrë masa që këto raste të minimizohen dhe të kemi në të ardhmen më pak tragjedi të tilla. Ai kishte një kallashnikov në shtëpi dhe kishte precedent për të bërë një krim, ishte rrezik në çdo moment. E bënte një masakër të pritshme në çdo moment. Mjafton një shikim, një fjalë, një lëvizje e papërshtatshme për të sjellë këtë që ndodhi. Duhet regjistër për të sëmurët. Nuk e di a ekziston një regjistër me të dhëna. Por duhet një i tillë për klasifikimin e tipave me probleme të shëndetit mendor. Sidomos për në burgje. Duhet të krijohen disa spitale të mirëfillta për trajtimin e personave të tillë. Trajtimi i detyruar psikologjik duhet të jetë një nga bazat kryesore. 

Adelina Pjetra, psikologe

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KORÇARI: 11/08/2018 21:34

    Po ta marrim kështu si thotë kjo psikologia, atëherë 80% e Shqiptarëve duhet të mbyllen në çmëndinë ose duhet të ndiqen rregullisht nga mjeku Psikolog ose Psiqiatër, SEPSE 80% e Shqiptarëve janë të çmendur ,në kuptimin e plotë të fjalës dhe nuk e kanë për gjë të vrasin dikë për arsye shumë të dobëta ose dhe pa arsye fare, arsyeja ??? Arsye ka nga më të ndryshmet nga skizofrenia , mentaliteti , POR arsyeja kryesore mbetet DROGA , rinia Shqiptare ka degjeneruar plotësisht , zor se gjen të ri Shqiptar që mos pijë drogë , të forta (heroinë,kokainë) apo të buta (hashash,Lsd etj) , sidomos hashashi përdoret ashtu si cigarja e thjeshtë më të njëjtën shpeshtësi. AJO QË DUHET BËRË ËSHTË, ARSIMIMI I RINISË , TI KRIJOHEN KUSHTET E PËRSHTATSHME QË RINIA TË KETË NJË QËLLIM NË JETË TË KETË ËNDËRRA, PLANE PËR JETËN, DUHET TI JAPIM TË KUPTOJË RINISË SE JETA NJERËZORE ËSHTË E PAÇMUESHME , RINIA DUHET TË MËSOJË TË ÇMOJË VETVETEN NË RRADHË TË PARË SEPSE VETËM KËSHTU DO TË MYNDET TË ÇMOJË DHE TË TJERËT.

    Përgjigju
  • Kafsha: 11/08/2018 20:31

    Çuditem se si dalin e flasin, jo se nuk duhet folur për gjëra të tilla, duke ditur që vrasjet janë aktuale, përbëjnë ose jo masakra.. Pse nuk ngrihet populli të detyrojë politikanët që zgjedh që të shtrëngojnë ligjet? Ç’është kjo gjë kështu? Pas pilafit nuk pi asgjë ujë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë