TIRANE- Ish-zv/komandanti i postës policore në Urën Vajgurore Ramadan Protoduari, ka treguar momentet e trazirave të vitit 1997 në këtë qytezë, ku mbetën të vdekur pesë persona, mes tyre katër efektivë të policisë. Në dëshminë e tij dhënë para një noteri, dëshmi e cila është përdorur dhe në dosjen penale për rihapjen e çështjes së Urës Vajgurore nga i dënuari me burg përjetë Fran Marashi, (ne foto) Protoduari tregon se pas mitingut elektoral të Fatos Nanos, ka filluar një betejë e vërtetë mes grupeve rivale që ushtronin influencën e tyre në Urën Vajgurore.


Ramadan Protoduari, në atë kohë me detyrë komandant i postës policore, rrëfen në dëshminë e tij se ditën e masakrës nuk kishte parë shtetasin Fran Marashi, i cili është dënuar për këtë ngjarje me burgim të përjetshëm. Protoduari, më tej rëfen se për mitingun është njoftuar nga kryebashkiaku i Urës Abaz Dvorani, dhe menjëherë ka marrë masa për shoqërimin e eskortës së Nanos në drejtim të Beratit.
 
Dëshmia e plotë
Deklaruesi u paraqit para meje noterit dhe kërkoj që me vullnetin e tij të lirë dhe të plotë të bëjë këtë deklarat si më poshtë vijon: Më datë 17.06.1997 unë kam pas detryrën e zv/Komandantit të Postës Policisë të Urës Vajgurore Berat, dhe sot mbaj detyrën e përgjegjësit të informacionit në Komisrariatin e Policisë Berat, me gradë kryispektor. Më kujtohet kjo datë për shkak të ngjarjes së rëndë dhe vrasjeve të policëve dhe ardhjes së kryetarit të PS z.Fatos Nano për takime me zgjedhësit për shkak të zgjedhjeve të pushtetit qëndror... Unë atë ditë kam qënë në sigurimin e arkës së kursimit të Urës Vajgurore, së ndaheshin pensionet dhe ndihma ekonomike mujore, arkë e cila ndodhet perballë vilës së Protoduarëve. Rreth orës 09:00 më ka njoftuar kryetari i Bashkisë së Urës Vajgurore Abaz Dvorani se do vij Z.Fatos Nano në takim me zgjedhësit dhe mitingu elektoral ishte planifikuar në qëndër të urës, por unë e shmanga për shkak të pasigurisë, dhe në mungesë të forcave mbështetëse të policisë, e kemi bërë mitingun në hyrje të Urës Vajgurore....

Pas përfundimit të mitingut Nano i shoqëruar nga eskorta e tij është nisur në drejtim të Beratit dhe unë shmanga edhe rrugë kalimin tek arka e kursimit, pasi ishte gjëndje pasigurie për shkak se kishte konflikt midis vilës së Musa Protoduarit dhe njerëzve të tij me forcat kundërshtare të tij dhe disa ditë më parë vila ishte dëmtuar me predha artilerie dhe vila ishte marrë në mbrotje nga njerëz të tij dhe disa djem të ardhur nga Shkodra. Unë disa muaj më parë kam njohur shtetasin Fran Marashi,pasi ai ishte shoferi i Musa Protoduarit,dhe 3-4 ditë para se të ndodhej ngjarja dhe atë ditë as Frani dhe as Musai nuk i kam parë të jenë të vila apo te qyteti i Urës Vajgurore...

Pas mitingut që bëri Nano dhe pasi e shoqërova vetë për Berat, qe kaloi pa incidente takimi dhe levizja e tij, unë jam larguar për në banesë meqë më zëvendësoi komandanti i postës Adriatik Shehu. Dua të theksoj se unë duke qënë se isha me detyra si drejtues i postës së policisë së Urës Vajgurore, dhe për shkak të konflikteve që kishte filluar midis pronarit të disa bizneseve Musa Protoduarit dhe personave të inkriminuar gjobvënës etj, kam njohur edhe shtetasin Fran Marashi si shofer i tij, që ka pas gëzuar rrespekt dhe mirënjohje si nga qytetarët e urës dhe nga ana jonë si postë policie, pasi ka qënë korrekt dhe me sjellje shumë të mirë qytetare.

Unë për këtë ngjarje kam dhënë shpjegime si në prokurori dhe në gjykatë dhe për Fran Marashin nuk me ka pyetur as gjykata, as prokurori dhe asnjë avokat në proces gjyqësor. Më vonë,duke kam mësuar se për masakrën e Urës Vajgurore kam rënë në dijeni se Fran Marashi ishte dënuar me burgim të përjetshëm, pikërisht për vrasjen e policëve të blindit, ndaj ky është shkaku që unë po jap këtë deklaratë dhe këto që them i kam thënë me përgjegjësi dhe ndëgjegje të plote,dhe jam në gjëndje ti dëshmoj kudo dhe kurdoherë që të kërkohem nga organi i prokurorisë apo gjykata.

Marashi çavi burgun për të rihapur dosjen
 
Fran Marashi, në bashkëpunim edhe me dy të dënuar të tjerë Admir Tafili dhe Gëzim Gurin, arritën të çajnë sigurinë e burgur të sigurisë së lartë në Drenovë të Korëës dhe të arratisen njëherësh dhe me 4 të dënuar të tjerë. Arratia e Marashin nuk ka zgjatur shumë, pasi ai së bashku me Tafilin dhe Gurin janë arrestuar nga forcat e repartit RENEA në ofiëinën e lomomotivës,pranë stacionit të trenit në Prrenjas. Gjatë operacionit për kapjen e tyre asnjë prej të arratisurve nuk ka rreaguar me armë, duke u dorëzuar. Gjatë momentit të dorëzimit në polici dhe paraqitjes në sallën e gjyqit në Korçë, Marashi ka deklaruar se ishte arratisur jo për ti bërë keq njeriu, por për të kërkuar rihapjen e dosjes së tij, në të cilën ai është dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë.

Sipas Fran Marashit gjatë kohës kur zhvillohej procesi hetimor dhe gjyqësor, ai nuk ka marrë asnjë njoftim nga policia, prokuroria dhe gjykata, se ndaj tij ishte duke u zhvilluar një proces gjyqësor. Gjatë kësaj kohe Marashi ka qëndruar në shtetin Italian, ku ka punuar si emigrant. Vetëm kur disa vite më parë ai është arrestuar dhe ekstraduar në Shqipëri, duke u mbyllur në burg, pasi ndaj tij dënimi me burgim të përjetshëm kishte marrë formë të prerë. Aktualisht Marashi kërkon rigjykim dhe përballe me dëshmitarët e akuzës në sallën e gjyqit.


faksimile, deshmia e ramadan protoduarit
(Foto: Faksimile e dëshmisë së Ramadan Protoduarit)


Shkrimi u publikua sot (26.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)