Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon e konsideron masakrën ndaj armenëve nga ana e Perandorisë Osmane 100 vite më parë si një “krim mizor”, por nuk lejon të quhet “genocid” siç tha pak ditë më parë Papa Françesk.
Lajmi bëhet me dije nga zëdhënësi i Ban Ki-moon, Stephane Dujarric, i cili ka shtuar se kreu i OKB-së ka lëshuar një notë proteste ndaj deklaratës së Papës.

Dujarric ka shtuar më tej se Ban Ki-moon është i bindur se bashkëpunimi i vazhdueshëm mes armenëve dhe turqve “ka për qëllim përcaktimin e qëllimit tonë të përbashkët për të forcuar angazhimin tonë të përbashkët në parandalimin e krimeve të tilla mizore në të ardhmen.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)