KOLORADO - Zonja e parë e SHBA-së, Mishel Obama, u takua me disa nga familjarët e viktimave në Aurora të Kolorados, ku një person hapi zjarr gjatë promovimit të filmit Batman, duke vrarë 12 vetë dhe plagosur 58 të tjerë.
Mishel Obama vizitoi dhe stafin e spitalit në të cilin vijojnë të kurohen ende disa nga të plagosurit.
Zonja Obama vlerësoi punën dhe përpjekjet e mjekëve për të shpëtuar të mbijetuarit e sulmit.
Ajo qëndroi mbi një orë në spital para se te nisej në një tjetër takim në Denver për mbledhje fondesh për fushatën e re zgjedhore në favor të bashkëshortit të saj që rikandidon për President.
(gm/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com