Pak orë pas masakrës në shkollën Fillore Sand Hook të Newtown në Conecticut, ku mbetën të vrarë 26 persona, mes tyre dhe 20 fëmijë, dalin dhe detajet mbi të riun i cili akuzohet si përgjegjës të masakrës më të rëndë në SHBA.
I riu mbante 3 armë, një gjysmë automatik 223 Bushmaster, i cili u gjet brenda në makinën që përdori autori, një pistoletë Glock dhe një Sig Sauer që Lanza kishte me vete. Ndërkohë që sot në mëngjes mediat amerikane bëjnë të ditur se në shkollë janë gjetur dhe armë të tjera.
Sipas hetimeve 3 armët të cilat kushtojnë shtrenjtë janë marrë nga e ëma e Adamit, e cila u vra fillimisht nga djali i saj, përpara se të shkaktonte tragjedinë në shkollën fillore.
223 Bushmaster një gjysëm automatik e dizenjuar për përdorim ushtarak mund të blihej për 1040 dollarë shkruan sot Daily News. Pistoleta Sig Sauer , 9 mm e lehtë për tu përdorur, qëllon 5 plumba në një sekond me një shpejtësi prej 365 metra për sekond dhe mund të blihej për 650- 950 dollarë. Pistoleta Glok, 9 mm, e dizenjuar për të qëlluar 5 plumba në një sekond 365 metra për sekond dhe mund të blihej me një cmim prej 520- 620 dollarë.
E ëma Nancy Lanza dhe i ati Peter ishin divorcuar në 2008. Peter aktualisht zv president në Shërbimin financar, kishte një rrogë mujore që niste nga 240,000 dollarë dhe në 2015 mund të arrinte në 298,800 dollarë.
Çifti ishte martuar në qershor të 1981 në Kingston ku lindi dhe Adam. Pas 17 vitesh martesë, çifti u nda. Peter u largua për në Stamford për të krijuar një familje tjetër, ndërsa e ëma së bashku me Adam jetonin në shtëpinë e tyre në Newtown, 5 milje larg shkollës ku gruaja jepte mësim dhe ku ndodhi tragjedia.
“Adam ka qenë një fëmijë i çuditshëm që në moshën 5 vjeçare” kujton një komshi dhe një ish shok klase i quajtur Tim Dalton Twitter.
“Aq i tmerrshëm sa ishte nuk jam i surprizuar.. digju në hell, Adam”- shkruan më tej Dalton.
New York Times i cili ka mbledhur dëshmi nga ish shokët e tij të liceut në Newton, shkruan se Lanza ulej pranë derës gati për të dalë. Kur pyetej nga mësuesit, dukej nervoz dhe përgjigjej me dy rrokësha, sikur lodhej duke folur. Ishte i verdhë, i dobët, pa precendentë penalë nuk kishte një profil në facebook, në dallim nga i vëllai i cili për disa orë pas vrasjes u mendua se mund të ishte ai autori i masakrës. Adam nuk dilte as në foto albumet e klasës 2010. Në faqet e albumit fotografik shkruhej se ai ishte i turpshëm përpara aparateve fotografike, ndërkohë që shokë të tjerë deklaronin se ai madje nuk kishte mbaruar as shkollën.
(Foto: lart armet e 20 vjecarit, dhe poshte harta si ka ndodhur masakra)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)