Masakra në Utoya, gjykata "pro"
Breivik: Shkelje e të drejtave të njeriut

Masakra në Utoya, gjykata "pro"<br />Breivik: Shkelje e të drejtave të njeriut
Anders Behring Breivik, autori i masakrës së 5 viteve më parë në ishullin e Utojas në Norvegji ku u vranë 77 persona, arrin të fitojë gjyqin kundër shtetit.

Është ky vendimi i një gjykate norvegjeze sipas së cilit, 37 vjeçarit i janë shkelur të drejtat e njeriut në burg pasi është trajtuar në mënyrë ç’njerëzore dhe degraduese.

Breivik ndodhet në burgun Skien, rreth 100 km në jug të Oslos i dënuar me 21 vite burg për masakrën e vitit 2011.

Në mars të këtij viti, avokati i tij nisi procesin kundër shtetit norvegjez duke pretenduar për shkelje të dy neneve të Konventës Europiane të të drejtave të njeriut, duke iu referuar trajtimit ç’njerëzor.

Sipas avokatit, izolimi ku ndodhet Breivik nuk respekton standartet minimale për sa i përket kohëzgjatjes dhe përmasave të qelisë.

Trajtim ky, gjithmonë sipas avokatit, që i ka shkaktuar stres të madh vrasësit të Utojas, i cili është vlerësuar gjatë procesit si i “brishtë” nga ana mendore.

Veç kësaj, të dënuarit i kontrollohet posta, duke shkelur të drejtën e tij për të patur jetë private. Por pavarësisht mbrotjes që bëri prokuroria, gjykata në Oslo i dha të drejtë Breivik, duke e cilësuar trajtimin tij ç’njerëzor dhe degradues.

Ndërkaq gjykatësja Helen Andenaes Sekuliç ka hedhur poshtë kërkesën e Breivik që të mos i kontrollohet korrespondenca.

Në vitin 2014, Breivik pati nisur një grevë urie duke kërkuar që ti jepej një video-lojë PlayStation 3.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime