Masakra ndaj 3 nënave dhe 6 fëmijëve në Meksikë, arrestohet shefi i policisë

Masakra ndaj 3 nënave dhe 6 fëmijëve në Meksikë, arrestohet shefi i policisë

Një arrestim i ri është kryer për masakrën ndaj tre familjeve Mormone në Meksikë. Autoritetet kanë njoftuar arrestimin e shefit të policisë bashkiake, i cili dyshohet se është i lidhur me vrasësit dhe ngjarjen.

Për vrasjen e tre nënave dhe 6 fëmijëve, më parë ishin kryer edhe dy arrestime të tjera.

Fidel Villegas, - emri i zyrtarit të arrestuar, - mund të dijë shumë për komandot e përfshira në pritën e nëntorit që iu kushtoi jetën tre nënave dhe 6 fëmijëve të tyre, të gjithë pjesë e komunitetit LeBaron, në shtetin e Sonora.

Nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë marrëdhënie me organizatat kriminale të përfshira në vrasje dhe zhvatje.

Një duzinë Mormonë amerikanë, përfshirë 6 fëmijë gjashtë muajsh dhe nënat e tyre, u vranë në një pritë nga narkotrafikantët në Meksikë në muajin nëntor. Disa prej tyre u dogjën të gjallë.

Një ditë pas masakrës autoritetet meksikane gjetën një 13-vjeçar dhe 6 motrat e tij të mbijetuar nga sulmi i i karteleve të drogës. Devin Langford, kishte fshehur motrat në shkurre, i kishte mbuluar me degë pemësh dhe kishte ecur në këmbë për rreth 23 km për të kërkuar ndihmë. Pas tij, njëra nga motrat, McKenzie 9 vjeçe, kishte dalë nga vendi ku fshihej dhe kishte ecur në errësirë për rreth 4 orë, derisa kontaktoi me disa banorë të një fshati.

Nga sulmi mbijetoi edhe një foshnjë shtatë muajshe. Nëna e saj e kishte shtrirë atë në dyshemen e njërit prej automjeteve dhe kishte dalë jashtë me duart lartë duke iu lutur agresorëve të ndalnin të shtënat por që më pas prej tyre gjeti vdekjen.

Atë kohë Presidenti i Meksikës Andrés Manuel López Obrador, pas një telefonate me Donald Trump, kundërshtoi ofertën e Shtëpisë së Bardhë për të dërguar ushtrinë në Meskikë, por pranoi bashkëpunimin me FBI në hetimin e gjarjes makabre me nëntë viktima amerikano- meksikane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase