Masakra në Britani/ 2 fëmijë viktima nga sulmi me thikë, 9 të plagosur! Policia prangos autorin, nuk ka ende një motiv të qartë

Të paktën 2 fëmijë mbetën të vrarë nga sulmi me thikë i një 17-vjeçari në qytetin e Southportit në Britani, të hënën e 29 korrikut. Po ashtu, 9 të tjerë u plagosën, nga të cilët 6 fëmijë dhe 2 të rritur raportohen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autori adoleshent, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është arrestuar nga policia dhe ndodhet në paraburgim.

Sipas dëshmitarëve okularë, sulmuesi kishte vendosur një maksë dhe mbërriti në zonën e krimit me një taksi, të cilën refuzoi ta paguante. Shumë prej fëmijëve që ishin në vendin e krimit u përpoqën të largoheshin, nëna e njërës prej tyre thotë se vogëlushja e saj ka mbetur e traumatizuar. Policia britanike thotë se agresori jeton në një fshat pranë Southport. Sipas autoriteteve britanike sulmi vdekjeprurës nuk po hetohet si një akt terrori dhe nuk janë duke mbledhur të dhëna për dikë tjetër. 

Vetë sekretarja e Brendshme britanike, Yvette Cooper, mbërriti në Southport, ndrësa për ngjarjen e rëndë ka reaguar familja mbretërore britanike, kryeministri Keir Starmer dhe e gjithë ku kupola politike e Britanisë së Madhe, të cilët ngushëllojnë familjarët e viktimave dhe përgëzojnë autoritetet për reagimin dinjitoze.

Të trishtuar nga kjo ngjarje, qytetarë të shumtë të Southport, por edhe nga e gjithë Britania kanë vendosur buqeta me lule dhe dedikime për viktimat e sulmit, në vendin ku ndodhi masakra.

Xh.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 30/07/2024 15:27

    Brezi i ashashite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion