Masakra në Egjipt,PD:Terrorizmi,
armiku më i madh global i lirisë

Masakra në Egjipt,PD:Terrorizmi,<br />armiku më i madh global i lirisë<br>
Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar pas sulmit që trondit një ditë më parë Egjiptin, ku u shënuan 235 viktima dhe qindra të plagosur. PD shpreh solidaritet njerëzor solidaritet ndaj autoriteteve egjiptiane dhe ngushëllime për familjet e viktimave, të cilët humbën jetën në një sulm terrorist me bomba e plumba, teksa po falnin namazin e ditës së premte.

Përmes një deklarate, PD dënon sulmin terrorist duke e quajtur si armikun më të madh global të lirisë, duke shtuar se mbështet çdo kontribut të Shqipërisë në luftën globale kundër terrorizmit.

Më poshtë deklarata e plotë e Partisë Demokratike:

Një sulm i egër dhe po aq i ulët goditi një grup besimtarësh në Egjipt. Brutaliteti i këtij sulmi shkaktoi një numër të madh viktimash dhe të lënduarish. Partia Demokratike shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet për viktimat dhe familjet e tyre.​ Ne sot u shprehim solidaritet njerëzor autoriteteve egjiptane dhe popullit të këtij vendi mik. Terrorizmi është sot armiku më i madh global i lirisë, lufta kundër kësaj të ligë është luftë për njerëzimin dhe në mbrojtje të vlerave demokratike.

Partia Demokratike mbështet çdo kontribut të Shqipërisë në luftën globale kundër terrorizmit dhe, nesër në qeverisjen e vendit, do të jetë pjesë efektive dhe besnike në krah të aleatëve tanë në çdo angazhim në këtë luftë dhe në çdo luftë në mbrojtje të lirisë“, përfundon deklarata e PD. 

Redaksia Online
a.dr.shqiptarja.com

  

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje