Masakra në Kolorado, Holmes
paralajmëroi në shënimet e tij

Masakra në Kolorado, Holmes <br />paralajmëroi në shënimet e tij
SHBA- Personi i dyshuar për masakrën e Kolorados, James Holmes, i cili vrau 12 persona dhe plagosi rreth 50 të tjerë në premierën e filmit Batman, dërgoi në universitetin e tij një fletore shënimesh në të cilën përshkruhet një masakër.

Universiteti i Kolorados në Denver, konfirmoi se ka marrë një paketë të dyshimtë të cilën e dorëzoi në polici, ndërsa bëhet e ditur se fletorja përmbante figura të papërpunuara mirë dhe përshkruante një sulm të ardhshëm, raportojnë mediat amerikane.

Sipas mediave të huaja, në fletore kishte të dhëna të plota për mënyrën se si Holmes do të vepronte për të vrarë njerëz.

I dyshuari ishte student doktorature për Neuroshkencë në kolegj derisa ai muajin e kaluar vendosi për të lënë shkollën. Ndërkaq më e vogla e viktimave gjatë premierës ‘Batman’ ishte një vajzë 6- vjeçare dhe më i vjetri një 51-vjeçar, ndërsa shumë prej të plagsosurve janë ende në spital.
24-vjeçari, James Holmes po mbahet i burgosur për masakrën në kinema, në Aurora.
(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij