‘Jam unë këtu’/ I plagosuri rrëfen masakrën në Mat: Pimë raki me autorin, e qerasi babai i viktimës!

REPORT TV zbardh detaje të reja nga masakra që ndodhi dje pasdite në Mat, ku u vranë dy punonjës të bashkisë dhe një banor i zonës, ndërsa njëri mbeti i plagosur nga breshëria e automatikut që zbrazi autori Kujtim Koxha. I plagosuri Astrit Hani ka deklaruar se nëse nuk do ishte djali i pronarit të lokalit që i hoqi armën nga dora do të ishin 13 viktima.

Në momentin që autori i kësaj ngjarjeje Kujtim Koxha ka zbrazur karikatorin e automatikut brenda në lokal kanë qenë 13 persona, punonjës të bashkisë Mat dhe banorë të zonës. Sapo Koxha ka nisur të shtënat drejt tavolinës së tre viktimave, djali i pronarit të lokalit i ka kapur armën duke shmangur tragjedinë. Ai ishte tek banaku, pas dere e kapi nga duart dhe i ngriti automatikun lartë dhe plumbat prekën tavanin. Po mos të kishte qenë ai do ishin 13 viktima brenda në lokal

Astrit Hani

Gjithashtu ai tha se para ngjarjes autori i krimit kishte pirë raki me një nga viktimat, Hamit Buçin, ndërsa shton se babai i një prej viktimave (Mentor Hoxhës) i kishte lënë porosi pronarit të lokalit që ta qeraste Koxhën me një dopio raki nga ana e tij.

Dy orë para ngjarjes Kujtimi ishte në lokal me Hamit Buçin. Babai i njërit nga viktimat, Mentor Hoxhës, e qerasi me një dopio raki dhe më pas u largua. Aty ishin të gjithë punonjësit e bashkisë dhe shoferët. Unë isha poshtë makinës se po e shihja se dha një defekt, dhe pash që Kujtimi po debatonte me viktimat. Dëgjova që u thoshte “Jam unë këtu, jo ju” dhe kur iku i ofendoi. Madje ai tha; ‘do ta shihni për pak se kush jam unë’. Dhe disa minuta më vonë edhi duke qëlluar më armë. Të parin qëlloi Mentor Hoxhën dhe më pas hapi zjarr tek të tjerët.

Astrit Hani

Të vdekur mbetën punonjësit e Bashkisë Mat, Mentor Hoxha 35 vjeç, Erzen Aliaj 49 vjeç si dhe Hamit Buci 38 vjeç, banorë i fshatit Shëlli. Ndërsa i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori Kujtim Koxha njihej si tip problematik në fshat. Pas arrestimit, ai nuk ka pranuar që të flasë para grupit hetimor, pa praninë e një avokati ndërsa pritet që nesër të dalë para gjykatës. Tre viktimat janë përcjellë për në banesën e fundit mesditën e sotme.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trnakop: 13/10/2018 11:28

    Nuk po e arsyetoj vrasjen ne asnje menyre - mirepo kur dikush jep Shpulla duhet me qene i gatshem edhe per konsekuenca nga dhenia e Shpulles. Fatkeqesisht ka njerez qe se durojne shpullen dhe pasojat po dihen tani me.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)