Masakra në Mat, ministrja Xhaçka në familjet e të vrarëve: Autori do të marrë dënim maksimal

Masakra në Mat, ministrja Xhaçka në familjet e të vrarëve: Autori do të marrë dënim maksimal

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka vizituar ditën e sotme, familjet e të vrarëve në Shëlli. Xhaçka është zotuar para tyre se autori i kësaj masakre do të marrë dënimin maksimal.

Xhaçka ka thënë se do të jetë sistemi i drejtësisë ai që do të japë vendimin për autorin e vrasjes së punonjësve në Mat.

Dy ditë më parë, Mati u trondit nga një masakër e rëndë. Kujtim Koxha ka vrarë 3 persona dhe një tjetër e ka plagosur rëndë. 2 nga viktimat ishin punonjës të bashkisë Mat, ndërsa një tjetër ishte banor i zonës. Shkak për ngjarjen ka qenë ndërtimi i një rruge në fshat. Punonjësit e bashkisë janë ulur për të drekuar në lokalin e fshatit. Gjatë kohës kur ata po drekonin brenda lokalit të fshatit, ata janë qëlluar me automatik nga 51-vjeçari Kujtim Koxha. Policia njofton se Koxha iu ka kërkuar punonjësve të bashkisë që të ndërtonin edhe rrugën që kalon para shtëpisë së tij. Në momentin kur ai iu ka kërkuar punonjësve të bashkisë që të ndërtohet rruga para shtëpisë së tij, ai ishte i dehur. Erzen Aliaj, një nga punonjësit e bashkisë, e ka qëlluar atë më shuplakë. Kjo ka qenë zanafilla e konfliktit. Pas këtij sherri, ai ka shkuar në banesë dhe ka marrë armën e tij automatik dhe më pas ka shkuar në lokal sërish dhe ka qëlluar mbi 2 punonjësit e bashkisë dhe 2 banorë të zonës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 13/10/2018 21:53

    Ik moj ....denimi maksimal tani është burgim i perjetshem. Pra shteti do ta ushqejë, lajë, mbathë e argëtojë gjith jetën me kosto 530 euro në muaj nga taksat tona. Yyyyyyyyyt fundërrinë !

    Përgjigju
  • Proka: 13/10/2018 19:11

    E mo zonje,kur mundohesh te mbrosh vetullat do verberoshe syte.....fjale e urte Kosovare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë