Presidenti i Shteteve të bashkuara të Amerikës Barak Obama dhe Papa Françesku kanë reaguar mbrëmjen e së dielës për ngjarjen e ndodhur në Orland ku u vranë 50 persona homoseksualë dhe u plagosën 53 të tjerë, duke e konsideruar ngjarjen sit ë dhimbshme.

Në një reagim të posaçëm, Presidenti Obama ka thënë se ky është një akt terrori dhe urrejtjeje ndaj LGBT dhe se autori i krimit është një person plot urrejtje
Obama e ka dënuar sulmin në Orlando, ndërkohë që sulmi i sotëm ëhstë masakra më e rëndë në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Sakaq, Papa Françesku ka thënë se, kjo është një dhunë e tmerrshme dhe absurd. Këtë ngjarje ai e ka konsideruar si një ngjarja të dhimbshme, ku është shprehur i tronditur e i pikëlluar.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)