Masakra në Peshkëpi, Historiani:
Vrasësit në “Çadrën e Lirisë”

Masakra në Peshkëpi, Historiani:<br />Vrasësit në “Çadrën e Lirisë”
TIRANE-Në vitin 1994, 23 vite më parë më parë një komando greke kaloi kufirin grek duke hyrë në territorin shqiptar, u fut në një kazermë ushtarake duke vrarë 3 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Republikës dhe mbajtur peng 120 vetë.

Pushteti i asaj kohe dënoi si autorë 5 minoritarë të moshuar që ishin më shumë veprimtarë politikë.

Në 23-vjetorin e Masakrës, historiani Arben Llalla e ka përkujtuar me detaje këtë ngjarje, duke shënuar gjithçka dhe duke theksuar se autori sot fshihet në cadrën e PD.

Sipas tij, një nga përgjegjësit e ngjarjes sot është aleat i ngushtë i PD-së në Himarë, është  Fredi Bejleri, kryetar i PBDNJ-së, ish-kandidat për kryetar bashkie.

masakra e peshkepise
(Deklarata e Arben Llalla ne Facebook)

Ja ç’shkruan studiuesi Arben Llalla:

Më 10 Prill 1994, rreth orës 3, pas mesnatës, një skuadër paraushtarake me emri “PIRRO,, që i përkiste organizatës terroriste greke e njohur “Fronti Për Çlirim e Vorio Epirit”- MAVI, e përbërë nga 8 persona, hynë 4 km në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kjo skuadër sulmoi godinën ushtarake ku mbetën të vrarë ushtari i shërbimit Arsen Llazar Gjini, 20 vjeç nga Semani i Fieri dhe oficerin Fatmir Sali Shehu, 34 vjeç, nga Tepelena, si dhe plagosën 3 ushtarë të tjerë. Pasi morën peng rreth 120 ushtarë të cilën kur u krye sulmi po flinin, grupi terroristë thërriste: “Këto i keni për Vorio Epirin, ne nuk kemi harruar”. Gjatë largimit skuadra terroriste e MAVI-t, morën me vete 15 automatik të markës kallashnikov, prodhim kinez dhe dy arka me fishek. (Sipas agjentëve që u filtruan në grupin e MAVI-t, pasi dolën nga burgu, u patën thënë se në fillim vranë ushtarin, oficeri duke parë ushtarin e vrarë u mundua të merrte armën që ishte në tavolinën e punës, por u qëllua pas shpine)”.

Më pas në një status dedikuar Fredi Belerit, Llalla shkruan:

“Fredi ose Dionis Beleri nga Himara më 10 Prill 1994 ishte pjesmarrës me grupin terroristë grek MAVI të cilët vranë dy ushtarak shqiptar, Arsen Llazar Gjini, 20 vjeç nga Semani i Fieri dhe oficerin Fatmir Sali Shehu, 34 vjeç, nga Tepelena, në repartin e Peshkëpisë në Gjinokastër. Fredi Beleri është dënuar me 3 vite burg për dhunimin e simboleve kombëtare shqiptare por ende se ka kryer burgun.

Nuk e dimë përse policia e Vlorës nuk e zbaton urdhërin e Gjykatës së Vlorës
”. 

dionis beberi
(Fredi, Dionis Beberi)

arben llalla
(Tjeter publikim i historianit Arben Llalla)


Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij