SHBA – Masakra e tmerrshme në Santa Barbara të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një 22-vjeçar hapi zjarr në një kamp studentësh duke lënë shtatë persona të vdekur, duket se fsheh pas zemërimin me gratë! Pak orë pasa krimit të rëndë, Elliot Rodger ka postuar në Youtube një video ku shfaq mllefin e tij ndaj femrave, të cilat kanë refuzuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me të.
Në video, studenti shpreh zemërimin e tij ndaj këtyre refuzimeve duke u shprehut se femrat preferojnë “egërsirat e padurueshme” dhe “zotërinjtë supreme” në vend të tij.
“Jam 22 vjeç dhe jam akoma i virgjër. Nuk kam puthur kurrë një vajzë,” thotë ai në video.
“Kolegji supozohet të jetë koha kur gjithkush përjeton gjëra të tilla si seks, gallatë dhe kënaqësi. Por në këto vite jam zhytur në vetmi. Nuk është e ndershme. Ju femra kurrë nuk më keni pëlqyer mua. Nuk e di pse, por do ju ndëshkoj për këtë. Do hyj në kamp dhe do masakroj çdo kurvë bionde që do shoh,” thotë ai.
Rodger është djali i ndihmësregjisorit Peter Rodger, i njohur sidomos për serinë e filmave “Hunger Games”.
Mes viktimave mediat amerikane raportojnë se është edhe autori, por mbetet e paqartë nësë i riu është vertëvrarë pas masakrës apo është qëlluar nga policia.
Policia amerikane ka nisur hetimet, por deri tani janë të paqarta shkaqet apo motivet e sulmit me armë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com