Masakra në Stamboll, ja
atentatori i dyshuar i sulmit 

Masakra në Stamboll, ja<br />atentatori i dyshuar i sulmit 
Mediat e huaja kanë publikuar këtë të diel fotot e atentatorit të dyshuar të masakrës në Stamboll mbrëmjen e ndërrimit të viteve, që i mori jetën 39 personave. 

Personi i paidentifikuar në foto mendohet të jetë nga Turkestani Lindor ose nga Afganistani. Inteligjenca turke beson se ai është anëtar i filialit të ISIS në Turkestanin Lindor.

Ngjarja ndodhi në klubin e natës Reina, ndërsa qindra njerëz ishin mbledhur për të festuar ndërrimin e viteve.

Zyrtarët turqi thonë se se mes viktimave janë të paktën 15 shtetas të huaj, mes tyre qytetarë nga Izraeli, Belgjika, Libani, Jordania, Franca dhe Arabia Saudite. “Atentatori la armën e tij në vendngjarje përpara se të përfitonte nga kaosi i krijuar dhe të largohej nga skena”-tha kryeministri turk Binali Yildiri.

Ai konfirmoi se atentatori nuk ishte i veshur si babagjyshi, duke hedhur kështu poshtë raportimet e mëparshme.

Sulmi ndodhi rreth 45 minuta përpara mesantës ndërsa rreth 700 vetë ishin mbledhur në klubin Reina, një prej lokaleve të natës më të famshme të Stambollit.

Atentatori fillimisht qëlloi një polic dhe një punonjës të sigurisë në hyrje të diskotekës përpara se të futej brenda ambjenteve të lokalit, tepër i frekuentuar nga personazhet e famshme televizive dhe turistët e huaj.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf