TURQI- Një shqiptar i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur në masakrën e Stambollit ku humbën jetën 39 persona natën e ndërrimit të viteve. Kështu shkruan agjencia e lajmeve ‘’Presheva jonë’’.
 
Sipas kësaj agjencie nuk dihet ende identiteti i shqiptarit që ka humbur jetën por as të 2 të tjerëve që kanë mbetur të plagosur.
 
Personat që humbën jetën në këtë masakër në një klub nate mbrëmjen e 31 dhjetorit, janë nga Turqia, Arabia Saudite, Iraku, Libani, Tunisia, India, Jordan, Kuvajti, Kanad, Siria, Izraeli. Sipas ''Presheva jonë'', nga 30 viktimat që u vranë gjatë festimeve, 14 ishin gra. 

Disko ‘’Reina’’ e cila u godit nga ISIS natën e ndërrimit të viteve ishte e famshme në Stamboll dhe frekuentohej kryesisht nga të pasurit.
 
Kujtojmë që shqiptarët që jetojnë në Turqi, janë prekur nga sulmet terroriste që kanë goditur vendin ku më e fundit është plagosja e 2 shqiptarëve në galerinë e arteve ku u vra ambasadori rus Andrey Karlov. 

turqi

turqi
(Në brendësi të diskos pas masakrës në Turqi)

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com