'Masakra zgjedhore tezë spekulative’, Basha i përgjigjet Nishanit nga Dibra: Komente të cekëta dhe mendjelehta! 25 prilli s'kishte lidhje me demokracinë

Pavarësisht se kërkon që nga procesi i brendshëm demokratët të dalin të bashkuar, Lulzim Basha ka vendosur të mos lërë pa përgjigje kritikat e vazhdueshme të kundërshtarëve të tij brenda partisë.  Nga Dibra, të cilën kryetari në detyrë i PD, e quan simbol të shitblerjes së votës i quajti komente të cekëta dhe mendjelehta deklaratat e një dite më parë të Bujar Nishanit se teza e Bashës ‘masakër zgjedhore’, është spekulative dhe e padrejtë.

“Ju e dini se për  çfarë po flas. E njihni po aq mirë arsenalin e poshtërsive që është derdhur, madje e njihni më mirë se disa që  e komentojnë cektësish dhe  mendjelehtësish nga Tirana  masakrën zgjedhore të 25 prillit. Sepse këtu larg syve përtacë të disave në Tiranë, shteti i bëri njësh  me partinë, shteti i bërë njësh me krimin dhe oligarkinë merr forma edhe më të ashpra edhe më të dukshme duke mos i konsideruar si kundërshtarë politikë, si normalitet i pluralizmit, por si armiq”, tha Basha

Por i vendosur për ta konsideruar masakër elektorale 25 prillin, Basha tha se vendi ndodhet në një pikë kritike.

“Dhe sot pas 30 vitesh kemi arritur në  një stacion kritik për vendin. Është në rrezik sepse zgjedhje si ato të shtatorin të 2016-ës apo 2017-ës apo masakra zgjedhore e 25 prillit mohojnë të drejtën  themelore të qytetarëve të zgjedhë një qeveri, atëherë pushteti s’i takon më njerëzve, s’i takon më popullit, s’i takon më qytetarëve dhe vendi kthehet siç është kthyer këtu në Dibër e anë e mbanë vendit në peng të një pakice, të një pakicë brenda një pakice e cila nuk përfaqëson më interesat e njërzve dhe nuk lufton më për interesat e njërëzve por kthehet në një armike publike të interesave të njerëzve”, u shpreh ai.

Demokratëve të Dibrës, Basha i kërkoi edhe një herë votën për të drejtuar partinë, teksa i ftoi ata që të bëhen pjesë e procesit të brendshëm për zgjedhjen e kryetarit të ri më 13 Qershor.

Një ditë më parë Bujar Nishani e quajtur një tezë të padrejtë dhe spekulative identifikimin e 25 prillit si një masakër elektorale, siç ka bërë deri më tani kreu aktual i PD-së. Nga Korça, Nishani tha se e gjitha kjo tezë e hartuar dhe e trumbetuar me të madhe në publik nga Basha, po bëhet për të manipuluar demokratët në mënyrë që të rimarrë për herë të tretë drejtimin e PD-së.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • liku: 30/05/2021 16:21

    Lul mor kodosh gjuan per laraska dhe del bosh po te jeni hajduter dhe vrases si puna juaj masakren zgjedhore nuk e keni problem ju

    Përgjigju
  • foni: 30/05/2021 15:55

    Aty rri o kua e saliut se prape do vijne zgjedhjet dhe prape do fitoje PS...

    Përgjigju
  • Shqiptar: 30/05/2021 13:10

    Lul Trangulli vazhdon ti bjere fyellit ne nje vryme. Eshte i paafte i plote dhe total. Me Lulin ne krye te PD-se Rama la 1000 vjet jete.

    Përgjigju
  • granit: 30/05/2021 13:05

    Sa te jete gjalle krimineli NON GRATA Sali Berisha ne krye te PD do te jete gjithmon LULEZIME Basha sepse jane bashkpuntor ne krim.

    Përgjigju
  • KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 30/05/2021 12:51

    O lyl shal ngjitmi karministër që do me u bo ti sbohesh kur. Pse : 1 se ti je hajdut, 2 je kriminel vrave 4 veta me 21 janar, 3 je pa shkoll, 4 je gënjeshtar pra si mund një njeri si ty ta vptoi ky popull. Ty të votojm vetm plehrat e kombit. Prandaj haroje o lyl që ti do bohesh kryeministër. Karministër mund të bohesh se ti ashtu je i gjithi.

    Përgjigju
  • Endri: 30/05/2021 12:31

    E verteta eshte e kundert or mashtrues. Gjithsesi ti ke hall tjeter, te gjithe skandaler ku je i perfshire

    Përgjigju
  • Katarakti 2: 30/05/2021 11:37

    Po cfare gjuhe eshte kjo o Lulxime? A mund te besoje njeri qe ti te behesh k/minister,por nuk eshte hajdut dhe i poshter! Kjo pjelle e Saliut duhet te dale jashte politikes dhe te jete para drejtesise! Nuk e kuptoj se si njeri qe mund te jete normal te arsyetoje dhe te flase ne kete menyre si ky femije i parritur!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump