
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka premtuar se do të ndjekë akuzat për krime lufte kundër forcave ruse në rajonet e pushtuara të vendit.
Duke folur gjatë fjalimit të tij të natës drejtuar popullit ukrainas, Zelensky tha se hetuesit do të bëjnë të pamundurën për të identifikuar autorët e mizorive të supozuara.
"Ne tashmë po bëjmë gjithçka që është e mundur për të identifikuar sa më shpejt të gjithë ushtrinë ruse të përfshirë në këto krime," tha ai, shkruan BBC.
“Kjo do të jetë një punë e përbashkët e shtetit tonë me Bashkimin Evropian dhe institucionet ndërkombëtare, në veçanti me Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Të gjitha krimet e pushtuesve janë të dokumentuara. Është siguruar baza e nevojshme procedurale për nxjerrjen e ushtarakëve fajtorë rusë para drejtësisë për çdo krim që ata kryejnë," shtoi ai.
Udhëheqësi ukrainas shtoi se ai kishte diskutuar statusin e hetimeve me Presidenten e Komisionit të BE-së Ursula Von Der Leyen, presidentin polak Andrzej Duda dhe kancelarin austriak Karl Nehammer.
Lajmi kryesor:
Pas Buchas një tjetër masakër, 200 viktima në Borodyanka! Zelensky në Këshillin e Sigurimit: Të krijohet një gjykatë model i Nurembergut për të dënuar krimet e Rusisë! BE: Embargo qymyrit rus











