RusiNjë 56-vjeçare është “ngrënë” nga derrat e saj të uritur. Policia njoftoi se fermerja kishte shkuar për të ushqyer kafshët ndërkohë që pësoi gjendje “të fikëti”. Derrat e uritur e sulmuan dhe duke e kafshuar pothuajse në të gjithë fytyrën dhe në krahë. Gruaja ndërroi jetë në Malopurginsky, krahinë në Rusi, për shkak të hemoragjisë.

Bashkëshorti i saj ishte i sëmurë dhe u zgjua ta kërkonte kur kuptoi se po vonohej. Ai shkoi për ta kërkuar dhe e gjeti trupin e saj pjesërisht të përpirë në stallë. Detektivët thanë se nuk kishin hasur prej vitesh një rast "tronditës" të tillë.

Një zëdhënës i Komitetit rajonal të hetimit tha se për të verifikuar rastin është kërkuar edhe mendimi i ekspertëve të mjekësisë ligjore.