Me 18 vite burg është dënuar sot nga Gjykata e Elbasanit, Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, për vrasjen e Florian Lamçe në Elbasan me datë 30 korrik të vitit 2020. Po 18 vite burg është dhënë edhe për shokun e tij, Adriano Hajdari. Për të dy është vendosur që të vuajnë dënimin e plotë dhe të mos përfitojë Lirim me kusht.

Për të akuzuarit e tjerë: Amadeus Lamcja akuzuar për Moskallëzim krimi, Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, deklarim i rremë përpara oficerit të Policisë Gjyqësore u mor vendimi për 5 vjet burgim, ndërsa po 5 vite u dënua Mehmet Muça, akuzuar për Moskallëzim krimi dhe Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës 5 vjet burgim.

Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja ndodhi në 30 korrik të viti 2020 në orën 4 të mëngjesit. Sanxhaktari, Hajdari dhe Florian Lamçja ndodheshin në një lokal në Elbasan duke konsumuar pije alkoolike dhe nargjile. Të dehur, pas debatit, Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari goditën duke lënë të vdekur shokun e tyre. Florian Lamçja gjeti vdekjen si pasojë e goditjeve të shumta në kokë karrige  me të cilin  është qëlluar disa herë në kokë. Por veç dëmtimeve të shumta në fytyrë, kishte një të çarë me mjet prerës në parakrahun e dorës së djathtë. Dy të akuzuari kanë thënë se ishin të dehur dhe nuk mbajnë mend çfarë ndodhur.