Pozitive në Meksikë është se përfaqësueset që kanë zgjedhur të kenë bazën e tyre në këtë vend janë pritur me atmosferë shumë pozitive nga organizatorët. Këngët tradicionale kanë shoqëruar këdo, ndërsa krejt e kundërta po ndodh në Amerikë. Fillimisht Uzbeksitani e Senegali janë pritur në aeroport me masa të rrepta sigurie. Futbollistët dhe stafet kombëtare janë kontrolluar me imtësi, duke krijuar zemërim e zhgënjim te përfaqësueset në fjalë.
Kulmi arriti me mbërritjen e Belgjikës, teksa edhe një yll botëro si Kevin De Bruyne iu nënshtrua një kontrolli të rreptë, deri të heqja e atleteve. Këto episode tregojnë shumë se si Amerika po e organizon këtë Botëror, ndërsa me mijëra tifozë ankohen për vizat dhe çmimet e larta. Madje shumë prej tyre nuk janë lejuar të futen në SHBA edhe pse më herët kanë patur viza. Rast unik edhe i sulmuesit të Irakut, i cili u mor për 7 orë në pyetje derisa siguroi kalimin.
Komente









Po pse revoltohen keta kur I kontrollojne? Te gjithe qe hyjne ne Amerike i kalojne keto kontrolle deri tek heqja e kepuceve pse nuk duhen kontrolluar ekipet e kampionatit? Nuk jane njerez si gjithe te tjeret?
Përgjigju