Operacionet policore, të shtrira në të gjitha rrethet e vendit, për parandalimin e krimeve dhe marrjen e masave për kapjen e armëve, narkotikëve dhe ndalimin e personave të kërkuar, ka bërë që shumë të bien në pranga, si dhe të bllokohen makina e drogë.
Në GJirokastër, forcat special dhe policia, kanë bllokuar 10 automjete pa dokumente, pezulluar 3 leje drejtimi, si dhe u janë hequr xhamat e zinj, 70 automjeteve të tjera. Krahas punës së kryer në akset e brendshme dhe akset rajonale e nacionale, forcat e FNSH, kanë kryer aksione blic edhe në tre kazino dhe shtatë lokale nate, në të gjithë Qarkun e Gjirokastrës por që nuk kanë gjetur elementë të dyshimtë.
Ndërsa në Korçë, nga operacioni me të njëjtin qëllim, ka bërë që rreth 50 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale janë shoqëruar, ndërkohë që janë bllokuar 150 makina. Po ashtu, janë kontrolluar banesat e shumë personave të kërkuar, si dhe 60 lokale nate e kazino. Ndërsa në vijim të operacionit në Durrës, gjatë kontrollit në një banesë, u gjet një armë gjahu “Beretta”.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com