Masat e emergjencës
Nishani viziton Pukën
Kalis, -20 gradë dhe 5 ditë pa drita
Stuhia pengon helikopterët

Masat e emergjencës <br />Nishani viziton Pukën <br />Kalis, -20 gradë dhe 5 ditë pa drita<br />Stuhia pengon helikopterët
Ministri i Brendshëm Z. Bujar Nishani udhëtoi sot drejt Pukës, ku zhvilloi një takim me autoritetet vendore dhe ato të qarkut Shkodër si dhe verifikoi masat që po zbatohen për përballimin e situatës së krijuar nga reshjet e dëborës.

Ministri Nishani nënvizoi rolin drejtues për përballimin e situatës të Komitetit Ndërministror të Emergjencës Civile dhe të shtabeve rajonale të emergjences, por në të njëjtën kohë u shpreh se kjo është një sfidë që mund të përballohet duke punuar të gjithë së bashku dhe se është shumë i rëndësishëm dhe esencial bashkëpunimi i të gjithë institucioneve të qeverisë qëndrore me drejtuesit dhe administratën e pushtetit lokal, komunat, bashkitë, këshillat e komunave, qarqet, këshillat e qarqeve, në mënyrë të tillë që e gjithë infrastruktura shtetërore që përfshihet në këto institucione të vihet e tëra në shërbim të qytetarit.

-Në këtë situatë të rënduar nga reshjet e mëdha të dëborës dhe ulja e ndjeshme e temperaturave, shteti është në këmbë, qeveria dhe institucionet e saj janë të orientuara në shërbim të qytetarëve, në shërbim të komunitetit, në mënyrë të tillë që pavarësisht situatave kaq të vështira që mund të na sjellë moti, infrastruktura, logjistika e shtetit është dhe duhet të vihet në shërbim të qytetarëve. Përgjegjësia jonë është që të organizohemi dhe të menaxhojmë të gjitha resurset që kemi, resurset njerëzore, resurset ekonomike, resurset financiare, për t’i vënë në shërbim të qytetarit, të çdo familje, çdo individi, çdo komuniteti, që ndeshet me vështirësi në raport me motin dhe me fenomenet natyrore,-tha ministri Nishani.

Gjatë fjalës së tij në takim, Ministri Nishani ritheksoi faktin se të gjitha ministritë e linjës po zbatojnë tashmë detyrat e përcaktuara në planin e veprimit të miratuar nga Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile.

Kështu Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion një sasi të konsiderueshme medikamentesh dhe një grup mjekësh specialistë, të cilët në çdo kohë kur të gjykohet e nevojshme nga shtabet e emergjencës civile, mund t’i shkojnë në përforcim mjekëve të cilët shërbejnë në zona të veçanta. Ministria e Mbrojtjes ka angazhuar Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, duke vënë në dispozicion së pari disa borëpastruese, të cilat do të mbajnë të hapura akset nacionale dhe ato kryesore. Ndërkohë, regjimenti i Helikopterëve në Farkë i Forcave Ajrore është në gatishmëri për të dërguar ndihma të caktuara ushqimore në ato fshatra, familje dhe individë, në të cilët situata bëhët kritike dhe duhet ndërhyrë menjëherë. Policia e Shtetit është duke zbatuar të gjitha detyrat e saj, duke filluar së pari me garantimin e akseve rrugore për qarkullimin, këshillimin e qytetarëve, por edhe ndërhyrjen dhe bllokimin e rasteve që nuk vlerësohen me seriozitetin e duhur nga qytetarët. Po kështu në gatishmëri të plotë për ndërhyrjet e nevojshme për ndihmë janë forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe forcat RENEA. Pakot me ndihma do të shpërndahen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit në bashkëpunim me autoritetet e qeverisjes vendore.
Duke theksuar rëndësinë e mirëfunksionimit të një zinxhiri të mirëfilltë komunikimi non stop për 24 orë që nga kryeplaku i fshatit, tek komuna, prefektura , qarku, në ministri dhe me radhë, Ministri Nishani shprehu bindjen se me një bashkëpunim intensiv dhe të pandërprerë mes të gjithë faktorëve kjo situatë e vështirë do të arrihet të kalohet me sukses duke normalizuar jeten e qytetarëve në zonat e përfshira nga dëborë dhe ngricat e kësaj periudhe.

-E rëndësishme është se tashmë ekzistojnë të gjitha mekanizmat, të gjitha kapacitetet, eksperiencat pozitive dhe ajo që është më e rëndësishme ekziston gatishmëria dhe vullneti i plotë i të gjithë pjesëtarëve të institucioneve, kryetarëve të komunave e bashkive, prefektëve, qarqeve, etj, për të përballuar me sukses këtë situatë,-deklaroi në takim Ministri Nishani.

Gjatë ditës së sotme edhe titullarët e ministrive të tjera të përfshira në Komitetin Ndërministror të Emergjencës Civile kanë inspektuar nga afër në të gjitha qarqet problematike zbatimin e masave të planveprimit për përballimin e situatës së shkaktuar nga reshjet e dëborës. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri