Vijon puna e Policisë Rrugore në të gjithë vendin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin e masave për "Marrjen e masave për parandalimin e aksidenteve si dhe për rritjen e sigurisë rrugore".
Gjatë 24 orëve të fundit janë vendosur gjithsej 1.546 masa administrative. Duke përdorur Dragerat dhe Radarin, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë 13 drejtues mjetesh, nga këta 11 të pa pajisur me Leje Drejtimi dhe 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.
Janë pezulluar gjithsej 48 Leje Drejtimi , nga këto: 12 për pije alkoolike, 28 për shpejtësi dhe 8 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme.
Janë vendosur 234 masa administrative për mos vendosje rrip sigurimi, 29 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 76 masa për përdorim celulari, masat e tjera janë për shpejtësi, parakalim të gabuar, etj.
Si dhe janë dërguar në OASH, 59 drejtues mjetesh.
Gjithashtu janë këshilluar drejtues të automjeteve që nuk kanë rezultuar përsëritës për mos vendosje të rripit të sigurimit, përdorim celulari e shkelje të lehta të Kodit Rrugor.
Në ditët në vijim, Policia Rrugore në të gjithë vendin, do të vijojë me intensitet punën në dy drejtime, në sensibilizimin e gjithë përdoruesëve të rrugës për respektimin e rregullave të Kodit Rrugor si dhe në evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugore.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.8%
-
Jo
51.2%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 12370
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe "koka" të tjera
12 Janar, 12:48
-
Diaspora ‘dyndet’ në aplikacion, mbi 4100 aplikime 24 orët e para
12 Janar, 12:47
-
VIDEO/ 'Më bënë dhunues të nënës sime apo skizofren me kartelë”, Rama: Katrani i madh çoi avokatët të bënin paqe ‘se kështu e ka politika’
12 Janar, 12:33
-
Alban Daci: Listat e hapura ose të mbyllura dhe partitë e reja!
12 Janar, 12:27
-
'Babale 2' Rama paralajmeroi padi për kallëzim të rremë! Reagon Bardhi, sulmon SPAK: 7 pyetjet pa përgjigje
12 Janar, 12:21
-
Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme, 2 të arrestuar në Fier
12 Janar, 12:18
-
VIDEOLAJM/ Shpërthim në një pikë karburanti në Jemen, 10 të vdekur, 65 të plagosur
12 Janar, 12:11
-
Asnjë provë për përfshirjen e Olsit në dosjen 'Xibraka'! Rama paralajmeron padi edhe për Bardhin për kallëzim të rremë: Një “Babale 2”
12 Janar, 12:05
-
Vendosi eksploziv në një hotel në Theth, 39-vjeçari: Urdhrin e mora nga burgu
12 Janar, 11:50
-
Rama: TikTok do ia mbyll derën qeveria, por këtij llumi duhet tia mbyllë dyert populli në zgjedhjet e pranverës
12 Janar, 11:33
-
Mesazhi i Ramës: Prej 2013, as leku as krimi nuk kanë vendosur asgjë në Shqipërinë e qeverisur nga PS, vendos vota
12 Janar, 11:30
-
‘Kam vrarë Tonin, dua të paguaj’, kush është shqiptari që qëlloi bashkatdhetarin e tij në Itali (EMRI)
12 Janar, 11:28