Masat kufizuese anti-Covid, mijëra gjermanë dalin në protestë! Përleshen me efektivët, plagosen 14 policë

Kritikët e masave kundër pandemisë në Gjermani kanë dalë sërish në protesta masive. Një numër i madh i protestuesve është regjistruar në lindje të vendit, ku u mblodhën 12.000 njerëz në më shumë se 20 qytete. Ata kanë marrë pjesë tubime, marshime si dhe në protesta që nuk e kanë pasur lejen e autoriteteve. Autoritetet njoftojnë se në disa vende janë shënuar incidente të vogla, por pa pasoja serioze.

Mijëra njerëz kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me masat kufizuese edhe në Saksoni. Në Dresden dhe Lajpcig është dashur ndërhyrja e policisë për të shpërndarë grumbullimet e mbajtura pa leje. Në Lichtenstein afër Zëickau, janë sulmuar edhe 14 efektivë policie.

Policia në Magdeburg në Saksoni-Anhalt raportoi për sulme të shumta kundër policisë me gurë, lëndë piroteknike dhe mjete të forta. Qindra kritikë të masave në Berlin kanë protestuar kundër masave kufizuese para studios së Televizionit të Dytë Gjerman (ZDF), duke e quajtur shtypin gënjeshtar.

Vetëm në Nuremberg në Bavari u mblodhën 4000 njerëz - dukshëm më shumë se sa pritej. Protesta të vogla dhe kryesisht të qeta ka pasur edhe në landin Renania Veriore, Vestfalia dhe disa rajone të tjera.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbyllja e TikTok, drejtoresha e Agjencisë së Inovacionit në Report Tv: Algoritmi i kësaj platforme krijon varësi! Duhen përdorur teknologji të shëndetshme

Mbyllja e TikTok, drejtoresha e Agjencisë së Inovacionit në Report Tv: Algoritmi i kësaj platforme krijon varësi! Duhen përdorur teknologji të shëndetshme