Masat kundër aksidenteve, Tahiri: Gjykatat
nuk iu përgjigjën ritmit të policisë 

Masat kundër aksidenteve, Tahiri: Gjykatat<br />nuk iu përgjigjën ritmit të policisë 
TIRANË- Gjykatat nuk i janë përgjigjur ritmit të policisë rrugore për ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin në mënyrë flagrante ligjin e qarkullimit rrugor.
Deklarata u bë sot nga Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, në Konferencën për sigurinë rrugore në Tiranë.  

Duke prezantuar paketën e masave për rritjen e sigurisë rrugore, ministri Tahiri tha se,  “kemi propozuar rritjen e ndëshkimit për ata që drejtojnë mjetin pa patentë apo në gjendje të dehur.  Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që Policia e Shtetit të aplikonte masa ndëshkuese me arrest në tilla raste. Filluam ta aplikonimin edhe pse fatkeqsisht më duhet të pranoj që gjykatat nuk u përgjigjën  me të njëtin rritëm. 

“Në planin e masave parashikojmë ndryshime ligjore edhe në Kodin Penal për të forcuar masat ndëshkuese në mënyrë që të bëhet e pamundur për gjyqtarët të mos aplikojnë dënime të rënda për drejtuesit e mjeteve pa patentë ose në gjendje të dehur,  që janë rrezik i shtuar për jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, tha Tahiri.

“Aplikuam vjeljen e gjobave,  debi,  në pikat e Kalimit kufitar dhe po njëlloj në planin e masave parashikojmë që gjobat të paguhenh edhe përpara kolaudimit të mjetit, duke besuar kështu se niveli i arkëtimeve i konceptuar si instrument për të ndjerë ndëshkueshmërinë e masave të policisë do jetë shumë më efektiv”, u shpreh Tahiri.

Kreu i Ministrisë së Brendshme Tahri tha se, “në paketën e masave janë parashikuar reforma që do të shtyjnë përpara punën e Policisë së Shtetit, marëdhënien e policisë me qytetarin, garantimin e jëtës dhe shëndetit të qytetarit,  zbatimin e ligjit dhe garancinë për zhvillimin emkonomik. Së bashku,  me rritjen e kapaciteteve infrastrukturore,  sinjalistikës rrugore, formimin më të mirë të drejtuesve të automjeteve, sistemin e pikeavarazhit të patentatve, zbatimi i ligjit nga policia  rrugore në partneritet me qytetarët do të kthejë sigurinë rrugore në parametrat që meritojnë qytetarët shqiptarë, theksoi ai.     

Me tej, ministri Tahiri  hodhi poshtë pretendimet e opozitës për çështjen e gjobave të policisë rrugore.

“Ata që bërtisnin më shumë për të fryrë opinionin publik, ishin ata që deri dje e quanin veten të paprekshëm dhe pse sot nuk janë të tillë. Aq me i zhurmshëm bëhej ky debat kundër policisë dhe masave të policisë rrugore kur,  sheh shifrat. Nga dita e parë në detyre e qeverisë  së re,  kemi  21 aksidente më vdekje me pak,  janë jetë njerezish të shpëtuara. Nga ana tjetër ankesat zyrtare për gjobat,  për masat administrative të policisë rrugore,  janë më pak se minimalet.  Në Tiranë janë vetëm shtatë, u shpreh ministri  Tahiri.

Tahiri akuzoi qeverinë e kaluar për degradimin e policisë së Shtetit.  “Qeveria e kaluar na la një trashëgimi,  një rrëmujë me korsi preferenciale për një shtresë të caktuar njërëzish,  miqtë e pushtetit kryesisht,  aq sa dhe punonjësit e policisë nuk guxonin t’i preknin. Kjo histori po mbyllet dhe do mbyllur një herë e mirë sepse para ligjit janë të gjithë njëlloj, tha Tahiri.

Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)