Masat për koronavirusin! Dorjan Teliti: PD-ja, i dha zgjidhjen qeverisë! Paketa e pamjaftueshme

Masat për koronavirusin! Dorjan Teliti: PD-ja, i dha zgjidhjen qeverisë! Paketa e pamjaftueshme

Dorian Teliti

Këshilltari për Çështjet Ekonomike të PD-së, Dorjan Teliti në një postim në Facebook i kërkon qeverisë që të marrë në konsideratë planin e paraqitur nga selia blu për përballimin e pasojave nga koronavirusi, pasi aty është zgjidhja. Teliti thotë se paketa e parë e miratuar nga qeveria është e pamjaftueshme për biznesin dhe qytetarët.

"Propaganda: miliona per ekonomine. Realiteti per shqiptaret: zhytuni ne borxhe se parate na duhen per shpenzime te panevojshme dhe faturat e koncesioneve. Parate per perballimin e krizes jane aty, gjenden, mjafton te kete vullnet per te shpetuar vendin nga kriza. Momentalisht jane 260 milione dollare brenda buxhetit, para te destinuara per PPP, shpenzime operative dhe disa investime qe mund te shtyhen ne kohe, qe mund dhe duhen rialokuar urgjentisht per perballimin si te sfides shendetesore ashtu edhe asaj social-ekonomike.

Me kete akt normativ, ndonese u hodh hapi i pare pozitiv, ne fakt eshte teresisht i pamjaftueshem. Nese mbetemi vetem me kete pakete, atehere qeveria ne fakt ka siguruar vecse falimentin e sigurte per pjesen derrmuese te bizneseve, duke u ofruar si zgjidhje skemen e borxhit, e cila ne rastin me te mire do detyroje biznesin te kryeje pushime masive te punonjesve, duke rritur skajshem varferine dhe problematikat sociale ne vendin tone.

Por jo te gjithe jane te zhgenjyer nga pamjaftueshmeria e aktit normativ. Ata qe ishin te kenaqur deri dje se kishin marre fonde publike, PPP apo tendera ne mungese totale transparence dhe pa gare te hapur, do vazhdojne te jene te lumtur. Asnje qindarke nuk do u preket "miqve", pasi qeveria nuk do te shkurtoje mbeshtetjen financiare per ta, por vendosi te dyfishoje deficitin publik, ose e thene ndryshe rriti borxhin ne kurriz te qytetareve.

Situata nuk eshte e lehte, perkundrazi, por eshte e mundur te menaxhohet me burimet ekzistuese. Ne keto kushte keto para duhen vene ne funksion te zgjidhjes se situates, ne ndihme te biznesit, te spitaleve per pajisjet e duhura dhe sherbimin e kerkuar, te te varferve e te cdo qytetari qe paguan taksa ne kete vend. Ka ardhur koha qe qeveria tu ktheje shqiptareve ate qe u ka marre me ligj apo shpeshere edhe me “maliq”. Qeveria duhet te heqi dore nga propaganda dhe te lere profesionistet te bejne punen e tyre.

Ashtu sic ironizonte disa jave me pare paralajmerimet dhe kerkesat e opozites per te marre masat per parandalimin e perhapjes se pandemise ne vendin tone, e njejta "muzike" degjohet edhe sot me "gjoja mbeshtetjen" e aktit te fundit qeveritar. Nuk eshte koha per te bere politike, por vetem per veprime konkrete per te shpetuar vendin nga kriza shendetesore dhe kriza e thelle social-ekonomike qe pritet te ndodhe. PD e ka paraqitur programin e zgjidhjes, jane hapa konkrete dhe te zbatueshme. Ato duhen marre dhe implementuar nga qeveria, pavaresisht se prekin miqte e oborrit dhe luksin qeveritar. Te shpallet menjehere gjendja e fatkeqesise natyrore dhe na duhet vetem nje plan, ai qe ka prioritet vetem njerezit, shendetin dhe mireqenien e tyre. Dhe kjo kerkon sakrifica nga te gjithe ne, duke filluar nga "miqte" miliona dollaresh" shkruan ai.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 23/03/2020 18:08

    Ne kohen e koleres ju Ham ham ham hani mender nje m....

    Përgjigju
  • Ky po: 23/03/2020 17:42

    Kandidat potencial per Kryeminister.Rralle i vine Shqiperisr figura te tilla te shqyera

    Përgjigju
  • Një pensionist, ish Pedagog UT: 23/03/2020 17:28

    Çdo herë e më shumë kjo Opozitë tregon që është e keqja më e madhe e këtij vendi. Ja kalon dhe Coronavirusit dhjetëra e qindra herë për i fektim e viktima. Ndaj Populli do e abandonojë edhe për shumë e shumë vite këtë Monstër Opozitë.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 23/03/2020 16:37

    Po cjane keta Bufa Pulash ne bon me vjell kur i shohim e degjojme japin dhe mend truzhulsit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb