Masat për shëndetin e pushuesve/ Dezinsektohen zonat turistike nga veriu në jug

Masat për shëndetin e pushuesve/ Dezinsektohen zonat turistike nga veriu në jug

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Në kuadër të sezonit turistik, Ministria e Shëndetësisë ka nisur dezinsektimin e zonave turistike, kryesisht në bregdet, për të parandaluar problemet që lindin nga insektet apo vektorët, që mund të shkaktojnë sëmundje infektive për pushuesit.

Gjatë një intervistë ne ERTV, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se janë kryer 140 trajtime dezinsektimi nga veriu në jug, ndërkohë që procesi vazhdon, për të garantuar mbrojtjen e pushuesve në vend nga insektet.

Procesi i dezinsektimit është kryer në Velipojë, Shëngjin, në Tale për herë të parë, në Durrës dhe në zonat urbane edhe në Divjakë ku ka qënë problematikë në të shkuarën.

Vijon të kryhet përgjatë plazheve të Vlorës, Qeparos, Borshit, Ksamilit. Janë kryer 104 trajtime në këto zona dhe do vijojnë të kryhen 40 të tjera. Ky proces do të monitorohet edhe nga Instituti i Shëndetit Publik që të mos kemi sëmundje infektive. 

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë