Masat, Xhafaj: Turizmi prioritet
Klosi: Krimi mjedisor do dënohet

Masat, Xhafaj: Turizmi prioritet<br />Klosi: Krimi mjedisor do dënohet
Krimi mjedisor do të konsiderohet, dënohet dhe penalizohet siç çdo krim tjetër”. Në prag të fillimit të aksionit të madh të pastrimit të Shqipërisë, Ministrat Blendi Klosi dhe Fatmir Xhafaj zhvilluan dje takimin me prefektët  dhe drejtuesit e policisë në qarqe, për t’iu bërë me dije se do të jenë aktorët kryesorë në terren të zbatimit të ligjit të ndalimit të krimit mjedisor.
 
Kush dëmton mjedisin tonë të përbashkët që është malli jonë i përbashkët, pasuria jonë e përbashkët, mundësia jonë e përbashkët për të zhvilluar turizmin, mundësia jonë e përbashkët për të zhvilluar ekonominë, mundësia jonë e përbashkët për të zhvilluar mirëqënien, duhet të dënohet, të penalizohet” deklaroi Klosi.
 
Ligji do të ashpërsohet – deklaroi Klosi- që ju kërkoi drejtuesve të policisë të jenë me të njëjtin vullnet të angazhuar në këtë operacion, ashtu si në operacionin e ndalimit të vjedhjes së energjisë elektrike.
 
Klosi iu kërkoi drejtuesve të policisë, që cdo biznes apo individ që ndot mjedisin të trajtohet dhe penalizohet njësoj sipas ligjit.
 
Historia  që një biznes  që ndot mjedisin apo krijon ndotje akustike, nuk penalizohet dhe tjetri pas tij po,  duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë” - deklaroi Klosi.
 
Ne kemi nevojë të vendosim një legjislacion penalizues, edhe rregulla, dhe dënim të barabartë në zbatim të ligjit
 
Ashpërsimi i ligjit kundër krimit mjedisor, do të bëhet edhe në funksion të një turizmi do të ndryshojë qasje, deklaroi Klosi.
 
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj tha se turizmi konsiderohet prioritet thelbësor për qeverisjen për këtë mandat të ri e do  të ketë mbështetjen e nevojshme.
 
Ai shtoi se përgatitjet duhet te nisin që sot.  “Policia dhe prefektët duhet të përgatiten për mbështetje të fortë të strukturave të Ministrisë së Turizmit, lidhur me fazën përgatitore, që nga pastrimi i mjediseve dhe masave të tjera që duhet të merren”, - shtoi ministri i Brendshem.
 
Turistët e mbytur, Klosi: Bizneset kullë vrojtimi
Ministri Klosi deklaroi se i gjithë sezoni i verës ishte i mbushur me lajmet e 31 jetëve të humbura në plazhet tona, që ndikojnë negativisht në imazhin  vendit, ndërsa për këtë do të merren masat që tani.
 
I gjithë sezoni I verës ishte I mbushur me lajmet e 31 jetëve të humbura në plazhet tona. Arsyet kanë qenë të ndryshme, por kemi problem akoma mos –identifikimin e plazheve të sigurta, me mungesën e rregullave të menaxhimit të bregdetit, me informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për rreziqe në det,  sikundër edhe raste të tjera  që nuk lidhen me këto arsye. Por, imazhi i këtyre lajmeve ndikon në turizmin e qëndrueshëm që duam të ndërtojmë.
 
Ne nuk duhet të bëjmë asgjë më shumë sesa të zbatojmë ligjet që kemi miratuar. “Duhet tju kërkojmë që sot, ose të paktën brenda këtij muaji, të gjitha bizneseve që operojnë në vijën bregdetare, se të kesh një plazh duhet të zbatosh X rregulla, të kesh një kullë vrojtuese, të kesh punonjës të territorit që di të shpëtojnë jetë, të kesh disa rregulla më të qarta.
 
Por ama duhet të fillojmë që sot. Cfarë duhet të bëjmë për një turizëm të qëndrueshëm?
 
Aksionin tonë të madh të pastrimit të Shqipërisë, që nuk ka të bëjë vetëm me një aksion. Po të jetë vetëm me një aksion është shumë I mirë, është shumë I nevojshëm, por ama kthimin e pastrimit në mentalitet, është gjëja më e rëndësishme që duhet të bëjmë
” deklaroi ai.

Fjala e plotë e ministrit Klosi
Vera që na prêt do të jetë edhe më  e ngarkuar, ndaj do të doja të falenderoja angazhimin maksimal të ministrit Xhafaj,  zevendësministrit Cipa dhe gjithë stafit të ministrisë së Brendshme.  Nuk duhet të mjaftohemi vetëm duke analizuar statistikat, nxjerrë problematikat dhe puna mbaroi këtu.
 
Jo unë mendoj që ne duhet ta nisim nga këtu. Cfarë duhet të bëjmë që viti tjetër të na gjejë në një verë më të ngarkuar, ne kërkojmë të gjithë të jetë e ngarkuar, në një verë të mbushur me sa më shumë turistë vendas apo të huaj,  në një turizëm të ndërtuar sipas rregullave, në një turizëm të ndërtuar sipas standarteve, në një turizëm që sic e ka shprehur  kryeministri Rama dhe  sic e mirëpret i gjithë opinioni vendas, të jetë një nga shtyllat kryesore  të ekonomisë vendase.
 
Në 7 muajët e parë të këtij viti, kanë hyrë brenda territorit të Shqipërisë, më shumë se dyfishi i numrit të popullsisë rezidente. A mund të pranojmë që kjo lëvizje kaq e madhe të menaxhohet me të njëjtat struktura klasike që menaxhohet jeta e përditshme e qyteteve tona me zona zhvillimi me përparësi turizmi?
 
Kjo është  e pamundur!!
Kjo verë pati edhe problematikën e humbjes së fokusit për shkak të zhvillimeve politike dhe procesit zgjedhor.  Por në kuptimin e ndërtimit të turizmit të qëndrueshëm, nuk duhet të ketë asnjë arsye për tu shfokusuar nga ky objektiv. Megjithatë, tani duket se kjo shtyllë e ekonomisë ka hyrë në hullinë e duhur të zhvillimit.
 
Ne betejën me shifrat e kemi fituar! Po të shohësh shifrat krahasuese me një vit më parë, kemi përmbushur objektivin. Po a mjafton kjo? Natyrisht që jo.
 
Cfarë lloj turizmi do të kemi?? Kjo është pikëpyetja. Cili ka qenë lajmi më i bujshëm në media këtë sezon turistik? – Humbja e jetës së turistes  ruse në ujërat shqiptare.
 
Pavarësisht se ka disa masa të marra, ka kontrolle të rritura, I gjithë sezoni I verës ishte I mbushur me lajmet e 31 jetëve të humbura në plazhet tona.
 
Arsyet kanë qenë të ndryshme, por kemi problem akoma mos –identifikimin e plazheve të sigurta, me mungesën e rregullave të menaxhimit të bregdetit, me informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për rreziqe në det,  sikundër edhe raste të tjera  që nuk lidhen me këto arsye. Por, imazhi i këtyre lajmeve ndikon në turizmin e qëndrueshëm që duam të ndërtojmë.
 
Ne nuk duhet të bëjmë asgjë më shumë sesa të zbatojmë ligjet që kemi miratuar.
“Duhet tju këkojmë që sot, ose të paktën brenda këtij muaji, të gjitha bisneseve që operojnë në vijën bregdetare, se të kesh një plazh duhet të zbatosh X rregulla, të kesh një kullë vrojtuese, të kesh punonjës të territorit që di të shpëtojnë jetë, të kesh disa rregulla më të qarta.
Por ama duhet të fillojmë që sot. Cfarë duhet të bëjmë për një turizëm të qëndrueshëm?
 
Aksionin tonë të madh të pastrimit të Shqipërisë, që nuk ka të bëjë vetëm me një aksion. Po të jetë vetëm me një aksion është shumë I mirë, është shumë I nevojshëm, por ama kthimin e pastrimit në mentalitet, është gjëja më e rëndësishme që duhet të bëjmë. 
 
Dhe këtu bashkëpunimi me organet e rendit është themelor për ndryshimin e mentalitetit. Aksioni I madh I energjisë elektrike, u bë I suksesshëm sepse pati bashkëpunim të shkëlqyer me forcat e rendit. Pati sukses shumë të madh sepse të gjithë njerëzit u trajtuan në mënyrë të barabartë, pra nuk ju la njërit të vidhte energjinë elektrike dhe tjetrit ti ndërpritej. Po të gjithë ata që shkelën ligjin, u përballën me forcën e ligjit, dhe këtu që të gjithë ishin të barabartë.
 
Legjislacioni në fuqi nuk lejon kërkënd të trajtojë mjedisin si një mall pa zot. A duhen shtuar penalitetet ?? Jemi këtu. Ne jemi administratorët teknikë, ne jemi administratorët politikë, përcaktojmë rregulla  më  të qarta,, ndjekim modele europiane. Por ama, kush hedh një mbeturinë, kush dëmton mjedisin tonë të përbashkët që është malli jonë I përbashkët, pasuria jonë e përbashkët, mundësia jonë e përbashkët për të zhvilluar turizmin, mundësia jonë e përbashkët për të zhvilluar ekonominë, mundësia jonë e përbashkët për të zhvilluar mirëqënien, duhet të dënohet, të penalizohet.
 
E thashë edhe në aktivitetin në Krujë, ca ndryshimi kemi ne në ambjentin brenda shtëpisë dhe jashtë shtëpisë. Unë vetë kam qenë deputet në atë zonë, nuk ka në asnjë shtëpi të Krujës apo Fushë – Krujës, atë papastërti që ka rruga, apo ato mbeturina që ka ai segment. Po ajo problematikë është në të gjithë Shqipërinë. Pra, ne kemi nevojë të vendosim një legjislacion penalizues, edhe rregulla, dhe dënim të barabartë në zbatim të ligjit. Si do ta bëjmë këtë?
Për këtë duhet një strategji e përbashkët, prefektët padyshim duhet të kenë në terren rolin e madh të këtij aksioni pastrimi, së bashku me kryetarët e bashkive, personat përgjegjës, të drejtëpërdrejtë për të menaxhuar mjedisin, por këut në këtë moment organet e rendit janë mëse jetike.
 
Ka padyshim  probleme të infrastrukturës, probleme të furnizimit me ujë,drita, probleme të parkingut, por të gjitha këto duhet të menaxhojmë që sot dhe ne duhet të kemi plane për zonat me zhvillim të qëndrueshëm turistik.
 
Cfarë turizmi kërkojmë ne të bëjmë kur në Berat, përfaqësuesit e lartë qoftë të prefekturës, qoftë të policisë janë këtu, ne kërkojmë të bëjmë turizëm në kala dhe ska vende parkimi për autobusat që vijnë tashmë me shumicë. A nuk është kjo një gjë fare e thjeshtë që prefekti, bashkë me drejtorin e policisë dhe kryetarin e bashkisë duhet ta zgjidhin që sot, dhe të thonë që këtu do të jetë vendi I parkimit të autobusave. Rrëmujë e paparë aty në kala për të parkuar autobusin.
 
Parandalimi i zhurmave. Ka një ligj, ka një strategji dhe kjo nuk mund të bëhet që sic e tha dhe zoti Xhafaj, që ku e njeh ai shefi I poliicisë e lejon. Ka rregulla. Ka  një plan që kryetarët e bashkive dhe prefektët ta kenë miratuar. Organet e rendit  ta kenë të qartë që sot, që këtu lejohet muzika, këtu nuk lejohet. Por, kjo smund të bëhet në gusht, të bëhet ajo që ndodh që del fugoni dhe me një diskotekë e lejon në një diskotekë e ndalon.
 
Pastrimi I lumenjve, derdhja e mbeturinave në lum ka një rregull, ka një ligj që e ndalon. E shumë e shumë gjëra të tjera.
Ndaj cdo drejtues I lartë I policisë në  qarqe, ka një rol të jashtëzakonshëm në zbatimin e masave, në zbatimin e ligjit,në ruajtjen e barazisë së trajtimit para ligjit të cdokujt që e shkel atë në dëm të mjedisit, në dëm të turizmit. Ndaj bashkëpunimi është më shumë sesa I nevojshëm dhe I dommosdoshëm.
Debatin e shifrave do e fitojmë, luftën e shifrave do e shikojmë. 



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin