TIRANE- Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka lajmëruar të gjitha drejtoritë arsimore në vend, të ruhen nga shoqata “Në ndihmë të familjeve të ushtarakëve dhe Policisë së shtetit të rënë në krye të detyrës”, pasi ajo mashtron me bursat që ofron.
Së bashku me udhëzimin për rregulloren e ekspeditave, Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka dërguar edhe një rekomandim të gjitha drejtorive arsimore në vend që të ruhen nga një shoqatë fantazmë, me drejtuese Mamica Kastrioti, e cila po mashtron me bursat që ofron. Në kërkesën e Ministrisë së Arsimit dërguar drejtorive arsimore thuhet se ata duhet të njoftojnë të gjithë drejtorët e shkollave, në mënyrë që ata të njoftojnë prindërit e nxënësve të mos bien pre e asnjë premtimi, që persona të ndryshëm, mund të japin në emër të kësaj shoqate.
SHOQATA
Shoqata në “Në ndihmë të familjeve të ushtarakëve dhe Policisë së shtetit të rënë në krye të detyrës”, që prej gati një muaj ka nisur takimet me maturantë
të vitit të fundit, por edhe me studentë që kanë mbaruar tre-vjeçarin dhe duan të nisin studimet për master apo doktoraturë jashtë vendit. Kryetarja e kësaj shoqate, Mamica Kastrioti-Dokolli, ka shkuar vetë nëpër dekanatet e UT-së dhe i ka njoftuar drejtuesit se mund t’u ofrojë studentëve këtë mundësi për të studiuar jashtë. Madje kjo shoqatë ka ngjitur edhe njoftime nëpër oborret e shkollave dhe të fakulteteve. Gati tre javë më parë, rreth 70 studentë dhe gjimnazistë, të cilët shpresojnë të përfitojnë me të vërtetë këtë bursë, janë mbledhur në një takim të zhvilluar në katin e dytë të fakultetit të Historifilologji, ku Mamica Kastrioti, u ka shpjeguar se ku i gjen ajo këto bursa dhe ku mund të shkojnë për të studiuar. Gjatë takimit ajo ka deklaruar se ofron 90 bursa për maturantët, pra që duan të nisin studimet në ciklin tre-vjeçar dhe 62 bursa për master e doktoraturë. Sipas saj, për të përfituar një bursë për në Kinë, Rusi, Arabi, apo Brazil aplikantët duhet ta kenë mesataren 9, dhe për në Kuvajt mesatarja duhet të jetë 8.9. Për ata që duan të studiojnë në SHBA mesatarja është e padiskutueshme 10, për në Angli mesatarja duhet 9.5 dhe në Zvicër 9. Në të gjitha vendet e tjera të BE-së mesatarja e kërkuar është nga 8.9 deri në 9.3, ndërsa për një bursë në
vendet e Evropës Juglindore mesatarja duhet nga 8.1 në 8.9. Në takimin e zhvilluar me të rinjtë e pranishëm, kryetarja e shoqatës, ka deklaruar se ajo ka bashkëpunime me Ministrinë e Arsimit, por që këto bursa ajo I merr direkt nga ambasadat, pasi Ministria e Arsimit i djeg çdo vit. Më pas ajo u ka dhënë të gjithë të pranishmëve një kontratë, ku nuk mungonin as prindër që shoqëronin fëmijët e tyre maturantë, dhe ata që janë dakord ta nënshkruajë dhe ta firmosin dhe të nisë menjëherë puna për futjen e emrit të personit për të marrë vizën.
KONTRATA
Në kontratën e Shoqatës që ua ka dhënë të interesuarve, përveç se shënohet kriteret dhe dokumentacioni që duhet të plotësojnë, ka edhe kushte. Kështu po atë ditë që u zhvillua takimi te Filologjiku, një pjesë e të rinjve, të joshur nga oferta për të studiuar jashtë falas, kanë qëndruar aty duke u bërë pjesë e kurseve të anglishtes që ofron shoqata, sigurisht me pagesë, sipas nivelit të njohurive. Ndërkohë që për të gjithë ata që do të pranojnë të bëhen pjesë e skemës, shoqata ofron një kurs 2-mujor parapërgatitur, me pedagogë të specializuar, për t’i përgatitur për shkollën ku do të pranohen. Për këtë studentët duhet t’i paguajnë shoqatës një tarifë prej 25 mijë lekësh të reja, ndërsa shoqata premton se u mundëson akomodimin falas, në ambientet e Qytetit Studenti për dy muajt e verës dhe lehtësi që ata të mund ta marrin vizën pa probleme.
AMBASADAT: E TAKUAM, POR NUK KEMI VENDOSUR
‘Shqiptarja.com’ ka kontaktuar, ambasadën angleze, hungareze dhe atë të Mbretërisë së Arabisë Saudite, burime zyrtarë të të cilavë kanë dhënë thuajse të njëjtën përgjigje. “Personi në fjalë, na ka kontaktuar, në emër të shoqatës dhe kemi zhvilluar edhe takime me të. Ajo na ka kërkuar bursa. Ne kemi disa bursa në dispozicion, por ende nuk kemi vendosur nëse ndonjë gjë konkrete”, - kanë shpjeguar ambasadat në numrat e kontaktit që gjenden në internet.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com