MASH rishpërndan buxhetin
i heq paratë kërkimit shkenco

MASH rishpërndan buxhetin<br />i heq paratë kërkimit shkenco
TIRANE- Ministria e Arsimit ka vendosur të rishpërndajë buxxhetin. Sipas një vendimi të publikuar gjatë ditës së djeshme në fletoren zyrtare, qeveria i ka dhënë ‘ok-in’ propozimit të ministrit të Arsimit rishpërndarjen e fondeve, ndërmjet programeve të miratuara për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në buxhetin e vitit 2013.

Më konkretisht në programin buxhetor “Për kërkim fondamental dhe ekselencë”, nga zëri “Shpenzime korente”, të zbritet fondi prej 25.7 milionë lekë. Ndërsa në programin buxhetor “Arsimi i lartë”, zëri “Shpenzime korente”, të shtohet fondi prej 25.7 milionë lekësh.

Në programin buxhetor “Arsimi profesional” të zbritet fondi prej 20 milionë lekësh dhe po ashtu edhe arsimit të mesëm të përgjithshëm i është zbritet fondi prej 29 milionë lekësh. Ndërkohë që ky fond që i është hequr arsimit të mesëm, në masën e 49 milionë lekëve të reja i është shtuar fondit të arsimit bazë që kishte parashikuar Ministria e Arsimit dhe Shkencës për këtë nivel të sistemit arsimor parauniversitar.

Shkrimi u publikua sot në gazetën “Shqiptarja.com”
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'