Seksioni për Krimin Ekonomik e Financiar në Policinë e Tiranës ka arrestuar sot dy persona.

Në pranga kanë rënë Armand Ita dhe bashkëpunëtorja e tij me inicialet F.B.

Të arrestuarit akuzohen se me anë të mashtrimit kanë përvetësuar shuma të ndryshme parash.

Ata kanë mashtruar 4 persona duke u thënë se do i pajisnin me pasaporta bullgare dhe u kanë marrë nga 3000 euro.

s.k/Shqiptarja.com