Mashtrime gjatë votimeve,Trump
hetim votuesve të vdekur e ilegalë

Mashtrime gjatë votimeve,Trump<br />hetim votuesve të vdekur e ilegalë
Presidenti Donald Trump ka premtuar një hetim për të gjitha votat për të cilat pretendohet se janë të paligjshme.

Trump u shpreh se hetimi i ri do të përfshijë ata që janë regjistruar të votojnë në 2 shtete ,ata që janë ilegalë. Në hetim sipas tij do të përfshihen edhe shtetas që janë regjistruar por që rezultojnë të vdekur.

Sipas tij, më shumë se 5 milionë vota që shkuan për rivalen Clinton janë të paligjshme. Në këtë mënyrë manjati do të hedhë poshtë zërat të cilat vijojnë të theksojnë se Clinton fitoi bindshëm votën popullore.

Në nëntor ishte vetë Trump i cili iu përgjigj për herë të parë këtyre zërave duke thënë se ishte po ai që kishte fituar votën popullore nëse përjashtohen njerëzit që votuan ilegalisht.

Redaksia online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari