TIRANË - Shqipëria bëhet pjesë e Europol për kontrollet e tregtisë online dhe parandalimin e grupeve kriminale të cilat kanë nisur të tregtojnë medikamente të falsifikuara duke mashtruar njerëzit se bëjnë efekt për Covid-19 dhe të shërojnë, por që realisht nuk kanë asnjë efekt.
Burime nga Policia e Shtetit sqaruan për ReportTv se aktualisht në Shqipëri janë identifikuar rreth 60 faqe të cilat në rrjetet sociale Facebook, Instagram kryejnë shitje online për produkte mjekësore të cilat rezultojnë të pacertifikuara dhe kontrolluara nga agjencitë mjekësore, ndërsa 30 persona kryesisht administratorë subjektesh janë proceduar penalisht për abuzimet me çmimet.
Ndërkohë aksioni i Europol të cilit tashmë i është bashkuar edhe Shqipëria ka identifikuar në 90 vende të botës 2000 faqe interneti, në të cilat ofrohen medikamente pa efekt, spray ose kremra kundër virusit Corona.
Në kuadër të aksionit policor të emërtuar "Pandea" janë konfiskuar katër milionë kampione medikamentesh. Fjala është për medikamente antivirale ose tableta kundër malaries, që nuk janë të licencuara në treg apo tepër të shtrenjta sqaron Europol.
Ndërkohë Njësia e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit u bën apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm pasi blerjet online tek faqe të pa certifikuara përbëjnë edhe rrezik për mashtrim.
Në një rast gjatë operacionit ‘’Pandea’’ ka rezultuar se pjesë e mashtrimit kanë rënë edhe vetë autoritetet dhe zyrtarë belg, të cilat porositën online 5 milion euro maska tek një firmë turke, por kjo porosi nuk u shkoi asnjëherë duke u mashtruar.
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria në krah të Kosovës, nuk mbështet qëndrimin e BE-së: Si e gjykoni?
-
Të drejtë
89%
-
Të gabuar
7.2%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 4096
Lajme të tjera
-
Europol shkatërron 6 banda kriminale në Spanjë, 197 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë! Trafikuan armë dhe 8 ton drogë
22 Shtator, 12:05
-
Europol godet grupin kriminal shqiptaro-kinez! Në Spanjë mbillnin kanabis, paratë pastroheshin në Shqipëri! Brenda një viti qarkulluan rreth 65.5 mln euro (VIDEO)
21 Shtator, 12:42
-
Ministri i Brendshëm: Europol godet grupin kriminal të trafikut të drogës, zhvillonte aktivitetin në Spanjë e Shqipëri
21 Shtator, 12:33
-
Europol përditëson listën e 45 personave më të kërkuar në Europë, sërish mes tyre 2 shqiptarë! Në kërkim nga Qipro dhe Luksemburgu
5 Shtator, 15:27
-
VIDEO/ Sekuestrohen 2.7 ton kokainë dhe 550 mijë Euro, Europol shkatërron kartelin ballkanik në Amerikën e Jugut! Drejtohej nga një serb
2 Shtator, 19:59
-
VIDEO/ Europol shkatërron kartelin ballkanik të drogës, sekuestrohen 2.7 tonë kokainë në një anije dhe shuma të mëdha eurosh
1 Shtator, 14:26
-
Kujdes! Policia thirrje qytetarëve: Disa faqe online me produkte për udhëtime vjedhin të dhënat tuaja! Verifikoni profilet para se të rezervoni
30 Korrik, 14:24
-
'Mbyllja e papritur e Encrochat çoi në 6500 arrestime nga Europol', Reuters për operacionin që goditi edhe grupin kriminal në Shqipëri: Si u zbuluan 115 mln biseda kriminale
29 Korrik, 16:56
-
Agjencitë e inteligjencës në SHBA të ndara për origjinën e koronavirusit
25 Qershor, 14:09
-
Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës, kryesisht shqiptarë! Trafikuan 1 ton kokainë e 1 ton hashash nga Amerika e Jugut në BE! 35 të arrestuar, sekuestohen 1 mln euro
23 Qershor, 18:55
-
Rikthehen viruset tek fëmijët pas pandemisë
19 Qershor, 08:14
-
Operacion i Europol kundër veshjeve të falsifikuara në vendet e BE, 378 persona të arrestuar! Mallrat vinin nga Kina, Turqia dhe Vietnami
6 Qershor, 15:12
Të merren pak dhe me restorantet që po bëjnë namin me dorezime orar pa orar nëpër shtepia. Është e pamundur të jenë kaq moskokcares këta pronarë që duan vetëm lekë. Reklama në Instagram pa fund
Përgjigju