Mashtrimet me kreditë nga MCA, Sejko shpjegime tek Ekonomia: S'kam dijeni për hetime, revokimi i licencës nuk çliron qytetarët nga kredia e papaguar

Më shumë se 14 mijë qytetarë që kanë kredi të papaguara pranë Micro Credit Albania, janë në proces përmbarimor. I thirrur për të dhënë shpjegime për hetimin e kompanisë së mikro-kreditit, guvernatori Gent Sejko ka shpjeguar se kjo kompani ka blerë 9.6 miliardë lekë kredi të këqija pranë sektorit bankar ndër vite, dhe për shkak të shkeljeve i është pezulluar licenca.

“Kjo kompani ka 15.944 klientë kredimarrës dhe 90% e tyre kanë marrë vendim gjykate, ose që janë në proces përmbaruesish. Vlera e kredive të këqija të nga kjo shoqëri është 9.6 mld lekë, dhe është rifituar 10% e tyre. Në total pranë nesh janë bërë 85 ankesa janë bërë ndaj këtij subjekti”, tha Sejko.

Banka e Shqipërisë sqaron se kjo kompani ka bërë shkelje në kontratat e kredisë me klientët duke u vënë gjoba më të larta se 30% e vlerës së papaguar që është tavani maksimal. Por pse banka nuk ia ka hequr licencën por ia ka pezulluar dy herë?

“Revokimi total nuk i çliron kredimarrësit nga shlyerja e detyrimeve, pasi borxhi do të mbetet edhe pasi licenca është revokimi. Revokimi i licencës e bën të pamundur mbikëqyrjen e këtyre subjekteve, ndërpret çdo komunikim me bankën e Shqipërisë, dhe statusi i kredimarrëve do të ishte penalizuar”, sqaron guvernatori.

50 familje deri më tani i kanë humbur shtëpitë e tyre për shkak të tjetërsimit të proceseve përmbarimore dhe mijëra të tjera rrezikojnë. Sejko tha se nuk është kompetencë e tyre monitorimi i përmbaruesve.

“Ne nuk licencojmë apo mbikëqyrim përmbaruesit gjyqësor, dhe ne nuk i monitorojmë barrën financiare që krijohet për qytetarët, është kompetencë e Gjykatës, që ka dhënë urdhër për shlyerjen e detyrimit të papaguar. Në shumë raste nuk ka tjetërsim pronash por sekuestro preventive. Pra bllokohet deri në shlyerje të detyrimit, por ka pasur raste të tjetërsimit të pronave nga kredi me kolateral, janë 66 milionë lekë tjetërsimi në vitin 2020, dhe janë 50 prona tjetërsuar, e ka vendosur gjykata dhe pjesa tjetër është sekuestro preventive”, Sejko.

Guvernatori tha po ashtu se nuk ka pasur asnjë informacion që kompania MCA, po hetohet për mashtrim financiar.

Sejko: As nga prokuroria nuk kemi pasur informacion pasi e kemi pyetur, nëse ndaj këtij subjekti kishte hetim për mashtrim financiar. Nuk jam pyetur kurrë nga organet e hetimit.

Po për të njëjtat shqetësime Banka Qendrore po bën hetim edhe ndaj shoqërisë së mikro kreditit FINAL.

Sejko: Ne po hetojmë edhe kompaninë FINAL, jemi aty që në fillim të muajit maj që mos të ketë kalim të portofolit, që të shmangim çdo shkelje. Ose nëse do ketë kalime të jenë të ligjshme. Kompania FINAL, ka 16.600 klientë dhe po e hetojmë, po 90% të klientëve i ka në përmbarim. Ekzaminimi është proces i detajuar.

Këto shpjegime nuk kaluan pa debate në komision.

Agron Shehaj: Po flas për njerëz që po vidhen nga një skemë e paparë ndonjëherë në Shqipëri

Eduard Shalsi: Do kërkoj përjashtimin tuaj, ndërpritet 5 minuta mbledhja.

Agron Shehaj: Sepse po ngre një shqetësim, nuk të pëlqejnë pyetjet se ishin të gabuara.

Për të ndaluar këto abuzime dhe për të mbrojtur konsumatorët Sejko tha se duhet që rregulloret e bankës së Shqipërisë që kufizojnë normat efektive të interesit për kreditë konsumatore për mikrofinancën si dhe kufizimi deri në 30% i masës maksimale të penaliteteve ndaj klientëve duhet të kthehen në ligj. Po ashtu Banka e Shqipërisë propozon që të bëhet një ligj për mbrojtjen e konsumatorit si dhe të shikohet ligji i përmbaruesve gjyqësor.

Pse i është pezulluar licenca dy herë Micro Credit Albania?

Banka e Shqipërisë ka pezulluar për herë të dytë licencën e institucionit financiar jo bankë ‘Micro Credit Albania’, i cili nuk do të japë dhe as nuk do të ristrukturojë kredi deri në qershor të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe kësaj kompanie i lejohet vetëm arkëtimin e kësteve, ndjekjen e procedurave përmbarimore, ristrukturimin vetëm të principalit, interesit dhe maksimumit të lejuar të penaliteteve (30%), si edhe mund të shesë portofolin e kredive.

Micro Credit nuk kishte caktuar kufizimin e penaliteteve në masën 30% të detyrimit kontraktor siç e parashikon kredia konsumatore, si dhe nuk ka një databazë me të dhëna të plota dhe të përditësuara për të gjithë klientët e tij – shkelje të rregullores “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.

Micro Credit Albania nuk ka ushtruar aktivitetin edhe përgjatë vitit 2023 për shkak të shkeljeve të shumta që u konstatuan nga Departamenti Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Ky subjekt sipas gjetjeve të bankës ka nuk kishte klasifikuar kreditë mbi bazën e riskut, nuk ka kryer një analizë të plotë financiare mbi aftësinë e paguese të klientëve të përmendur më sipër, por është bazuar në vetdeklarime të pa verifikuara.Këto shkelje të konstatuara që vitin 2022 që sollën pezullimin 1 vjeçar në 2023 të subjektit, nuk u rregulluan thotë Banka e Shqipërisë. Subjekti ka mashtruar për situatën financiare, pasi ka paraqitur pranë Bankës së Shqipërisë një situatë joreale të cilësisë së portofolit të kredisë. Por konstatimi i shkeljeve kishte nisur që në vitin 2020, dhe ju lanë detyrat për të korrigjuar shkeljet. Pas një përmirësimi në vitin 2021, por ky rregullim ka rezultuar i përkohshëm pasi në vitin 2022 nga një kontroll në këtë subjekt u identifikuan shkeljet që shkaktuan pezullimin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:14
Sejko: Ligj i posaçëm për mbrojtjen e konsumatorit në mikrofinancë

1716304775_a7bd2fd4c32244ee90b1f58b1cd46dec.jpg1716304775_a7bd2fd4c32244ee90b1f58b1cd46dec.jpg

Foto: Gent Sejko gjate raportimit ne Komisioni e Ekonomise, 21 maj 2024

Banka e Shqipërisë propozon që të bëhet një ligj për mbrojtjen e konsumatorit si dhe të shikohet ligji i përmbaruesve gjyqësor.  Në Komisionin e Ekonomisë Sejko tha se Banka e Shqipërisë po diskuton me Bankën Botërore për të ndërtuar një ligji të posaçëm për mbrojtjen e konsumatorit në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka.

“Konkretisht, ne gjykojmë se është e nevojshme të bëhen ndryshime në:

Kodin e Procedurës Civile për rregullimin e të gjitha veprimeve me karakter procedural të përmbaruesve gjyqësorë gjatë ekzekutimit të titujve ekzekutivë;

Hartimin, në bashkëpunim me Bankën Botërore, të një Ligji të posaçëm për mbrojtjen e konsumatorit në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka;

Përkthimin në ligje të ndryshimeve rregullative të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë, mbi vendosjen e tavaneve për penalitetet dhe normat e interesit;

Shndërrimin e të gjitha subjekteve financiare jobanka në shoqëri aksionare, me qëllim rritjen e kontrollit të brendshëm dhe organizimin e drejtimit me 2 nivele;

Regjistrimin kontabël vetëm të principalit dhe interesit në rastin e blerjes së portofoleve, të paktën deri në përcaktimin e tavaneve ligjore për normat e intereresit,” tha Guvernatori.

Ora 13:25
Mashtrimi me mikrocreditë, BSH nis hetimin dhe ndaj kompanisë 'Final' Sejko: Ka lidhje me kompaninë MCA

Guvernatori I Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se nuk ishte marrë në pyetje nga organet e hetimit lidhur me mashtrimi me mikrofinancat dhe se nga ana e saj BSH nuk I është shmangur asnjëherë përgjegjësisë dhe se po heton kompaninë ‘Final’ që ka lidhje me Micro Credit Albania


"Në shumë raste nuk ka tjetërsim pronash por sekuestro preventive. Pra bllokohet deri në shlyerje të detyrimit, por ka pasur raste të tjetërsimit të pronave nga kredi me kolateral, janë 66 milionë lekë tjetërsimi në vitin 2020, dhe janë 50 prona tjetërsuar, e ka vendosur gjykata dhe pjesa tjetër është sekuestro preventive. Ne po hetojmë edhe kompaninë FINAL, jemi aty që në fillim të muajit maj që mos të ketë kalim të portofolit, që të shmangim çdo shkelje. Ose nëse do ketë kalime të jenë të ligjshme. Deri në fund të qershorit kompania MCA duhet ta shesë portofolin e saj banka dhe jo banka të licencuara, për të menaxhuar këta klientë që të mos mbeten jashtë regjistrit, pasi do ti ndjekin përmbaruesit.  Kompania FINAL, ka 16.600 klientë dhe po e hetojmë, po 90% të klientëve i ka në përmbarim. Ekzaminimi është proces i detajuar" tha Sejko.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nerim Lumi: 21/05/2024 22:08

    Shteti shqiptar nuk ekziston prej 34 vjet,kapo bandat e krimit të veshur me rroba partiake e pushtet politik,masakrojnë familjet e vogla e të mesme duke ju marrë pronat dhe bukën e gojës së fëmijëve nevojtarëve të mikro kredive me firma fantazma të krijuara në mes të natës nga brekë grisur e zullumqarë përmbarues.Nëse kredia paguhet 2,5 herë,duhet të fshihet,sepse nuk është lopë që e mjel përditë..Kush nuk kupton le ti votojë përsëri rilindjen e plehrave nëse nuk i'a kanë prerë duart deri atëherë...

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 21/05/2024 15:49

    Na m@tën HAJDUTËT dhe mashtrusët të mjerët Shqiptar. 50 vjet i shkeli me këmb krimineli Enver e 30 vjet i shkeli qeni bastard maloku hajdut kriminel Sali Bajga e qelbur.

    Përgjigju
  • BSH Tirane.: 21/05/2024 14:58

    Bsh eshte organizate kriminalisiert e strukturuar me kapobande Gent Sejko. Sot pash me vemdendje se si ky bastard kerkonte me xdo kusht ta nxirrte veten e tij te lar kur dihet shume mire qe BSH eshte mbikqyrse e cdo lloj institucion financiar Shqiptar. Hetoni kete te paskrupullt dhe do te kuptoni ne fund qe ky dhe banda e tij po zhvasin Shqiptaret me keq se firmat piramidale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)