U arrestua për llogari të Prokurorisë së Tiranës me operacionin e koduar “kanadezi”, lirohet pas 2 ditësh ish-prefekti i Fierit, Bujar Hasa. Report Tv ka siguruar vendimin e dhomës penale të Gjykatës së Tiranës ku Hasa është liruar kundrejt garancisë pasurore 1.3 mln lekë.

Ish-prekfeti është nën akuzë nga prokuroria për mashtrim me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim kundrejt shtetasve Dritan Marku dhe Besnik Hamja. Një ditë më parë avokatët e tij deklaruan se ky arrestim ishte abuzim pasi Hasa jo vetëm që smund të prish provat e hetimit por ishte treguar bashkëpunes me prokurorinë.

Gjithçka ka nisur disa vite më parë kur Marku dhe Hamja janë përfshirë në një mardhënie shit-blerje me Hasën për apartamente tek pallatet që Bujar Hasa kishte ndërtuar në Tiranë. Një tjetër masë e vendosur ndaj-ish prefektit është dhe ajo e mos daljes jashtë vendit deri në përfundim të këtyre hetimeve.

Sipas njoftimit të arrestimit të dy ditëve më parë Hasa dyshohej se kishte mashtrua rdy personat që e kanë kalluar për një kontratë në vlerën e 300 mijë dollarëve.

fax
fax
(Vendimi i Gjykatës së Tiranës)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com