Mashtrimi, gjykata shpall të
pafajshme Shemsie Kadrian

Mashtrimi, gjykata shpall të<br />pafajshme Shemsie Kadrian
TIRANË - Ish-bosja e firmës piramidale “Gjallica”, Shemsie Kadria edhe pse në arrati, përballë togave të zeza fiton pafajsinë duke ja hedhur paq kërkesës së organit të akuzës për dënimin e saj me 12 vite burgim.

Dhoma Penale e Gjykatës së Tiranës ka vendosur në një seancë me dyer të mbyllura ti japë pafajsinë Shemsie Kadries. Sipas kryesuesit të trupit gjykues Kreshnik Omari, nuk provohet fakti i pranisë së veprës penale në akuzën e ngritur nga Prokuroria e Tiranës.

Pas kallëzimit nga tre gra të cilat pretendonin se kishin rënë pre e mashtrimit nga Kadrija, nisën hetimet ku rezultoi se ish-bosja e firmës piramidale “Gjallica” në vitin 97 këtë herë kishte filluar sërish një aktivitet mashtrimi duke përfituar shumën prej 17 milion lekësh.

Organi i akuzës depozitoi kërkesën për gjykim ndaj Kadrijes, me anë të së cilës kërkoi 12 vite burgim. Për shak të mungesës në gjyq Kadrija, u përfaqësua nga avokati, Sandër Ahmeti i cili asnjëherë nuk pranoi pretendimet e prokurorisë duke i cilësuar ato si të motivuara dhe tendencioze.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari