Gjermania ka marrë masa për të parandaluar skandalin që preku një muaj më parë kompaninë e Volkswagenit të cilët kanë si qëllim kontrollin e rreptë ndaj 2.4 milionë automobilave.
Sipas BBC i kanë bërë thirrje qytetareve të sjellin makinat e tyre për kontroll dhe nëse janë të prekura nga ky skandal do t’i nënshtrohet një riparimi.
Dyshimet e prokurorëve italianë për mashtrimin komercial ndaj kompanisë në fjalë ka detyruar policinë të konfiskojë zyrat e Volkswagenit në Verona si dhe zyrat e Lamborghinit në Bolonja.
Muajin e kaluar autoritetet e SHBA-së zbuluan se disa makina dizel Volkswagen kanë qenë të integruara me një sistem softweari i cili mundësonte mashtrimin në sistemin e çlirimit të gazrave.
Kompania gjermane më pas pranoi se më shumë se 11 milionë makina në mbarë botën janë pjesë e këtij manipulimi.
Që prej publikimit të skandalit aksionet për Volkswagen kanë pësuar rënie të ndjeshme deri në 20 %.
Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com