TIRANE- Një tjetër skemë mashtrimi me anë të TVSH-së, në shumën prej më shumë se 2.5 milionë euro. Prokuroria e Kukësit dje ka përfunduar hetimin për këtë skemë dhe ka çuar dosjen në gjykatë në ngarkim të 25 personave, administratorë kompanish. Këta përsona janë akuzuar se në bashkëpunim kanë kryer veprat penale të “mashtrimit”, “fallsifikimi i vulave, stampave apo formularëve” e kryer në bashkëpunimdhe veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave”. Kjo çështje është hetuar nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në bashkëpunim me Prokurorinë Kukës.
Nga hetimi i kësaj çështje ka rezultuar se Subjekti “Diell – IIB” me administrator shtetasin kosovar të hetuar në gjendje arresti në burg, Ismet Syla, pasi është regjistruar në Drejtorine Rajonale të Tatimeve Kukës, ka terhequr në këtë Drejtori disa blloqe me fatura TVSH-je dhe ka përdorur këto fatura në shitje për subjekte të tjerë. Sipas informacioneve, një administrator firme po hetohet nën masën e sigurisë “arrest në burg” ndërsa 24 të tjerë janë nën akuzë dhe pritet të gjykohen. Gjatë ditës së djeshme është arrestuar dhe po hetohet nën masën e sigurisë “arrest në burg” administratori Ismet Syla ndërsa janë nën hetim penal administratorët Petrit Ymeraj, Thanas Cuko, Arol Kola, Pjerin Gjoka, Luan Gjoka, Gjin Doci, Alfred Ndoci, Nikoll Nikolli, Pashk Prendi, Bardhok Prendodaj, Ludovik Prenga, Nikolin Zaja, Edmond Sejdiraj, Baki Rakipaj, Armand Dervishi,Preng Rrapi, Skënder Bokçiu, Pjetër Dodaj, Musa Kalia, Preng Deda, Krenar Muka, Xhevdet Karaj, Mujo Qyrdeti dhe Alban Ademi.
Subjektet shtrinin aktivitetin në disa qytete Tiranë, Durrës, Fier, Pukë dhe Shkodër. Pak ditë më parë ishte njësia hetimore Task-Forcë, e prokurorisë së Tiranës ajo që vuri në pranga 10 persona, të cilët kishin hapur disa kompani për mbledhjen dhe shitjen e skrapit, por në fakt i gjithë ky aktivitet ka qënë fiktiv.
Shkrimi u publikua sot (25.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com