VLORE - Dyndja e qytetarëve vlonjatë me pretentimdin se do përfitonin azil ekonomik në Gjermani ka filluar t'i japë shenjat ditë më parë se të ndaloheshin 600 shtetas në portin e qytetit të Vlorës.
Në sportelet e Postës Shqiptare prej kohësh ishte rritur numri i atyre që aplikonin për pashaporta. Në zyrën qendrore të Postës Shqiptare është e vështirë të gjesh një kupon për pashaportë.
Sportelistët e postës pohojnë së prej vitesh nuk është vënë re një dyndje qytetarësh për të aplikuar për pashaporta.
4 ditë më parë polcia e Vlorës ndaloi 12 autobuzë që ishin nisur drejt Italisë më destinacion final Gjermaninë. Shtetasit e ndaluar pretendonin se do përfitonin azil ekonomik në shtetin gjerman.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Zbardhet skema me mashtrimin për azil në Gjermani, 5 në pranga