Më shumë se 800 persona presin tu kthehen lekët nga agjencia “Agimi Travel”. Këta të fundit kishin prerë një biletë për të shkuar në Itali dhe më pas me shpresën për në Gjermani.
Këta shtetas u bllokuan nga policia e Vlorës ditën e enjte në 6 autobuza të kompanisë “Agimi Travel” dhe pas verifikimeve policia u ka sekuestruar edhe biletat e udhëtimit.Tani ata kërkojnë tu kthehet shuma 140 euro që kanë paguar duke shitur sendet me vlerë dhe pjesë të pasurisë së tyre për ti siguruar.
Ndërsa ngurrojnë të thonë gjithcka para kameras, pas arrestimit të presidentit të agjencisë Agim Mucaj, qytetarëve u shtohet ankthi se paratë e tyre nuk do t'i marrin asnjëherë.
Ditën e enjte vetë Agim Mucaj u premtoi para mediave nga Porti i Vlorës se ai do tu kthente paratë e biletave, por ende askush nuk ka marrë asgjë.
Ndërsa burime nga Policia e Vlorës për A1 Report shprehen se të gjithë këta persona të cilët kishin synim statusin e azilantit në Gjermani, janë nën hetim dhe nuk mund të kryhet asnjë proces tjetër, madje ata nuk mund të largohet nga Shqipëria.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO